Maqedoni, kreu i komunës Strugë: “Parlament mme dy dhoma, ose do të krijojmë parlamentin tonë”

Ziadin Sela, drejtues i aaj që ndër shqiptarët e Maqedonisë njihet si Lëvizja për Reformim e PDSH-së, duket se ka ndërmend të propozojë reforma edhe në funksionimin e institucioneve në këtë vend. Kështu Sela ka hedhur idetë e veta për një parlament dydhomësh dhe krijimn e një federate. “Në këto 20 vjet, pas çdo procesi zgjedhor spektri politik shqiptar del më i përçarë se më parë. Do të dalim më të bashkuar se kurrë. Është mëse i nevojshëm ndryshimi dhe kordinimi i përbashkët i gjithë subjekteve politike. Një ndër ndryshimet që do të kërkojmë është paralamenti dy dhomësh, gjuha shqipe zyrtare, decentralizimi i mirëfilltë i pushtetit edhe në aspektin fiskal, e jo siç është shtrembëruar tani në të gjitha sferat. Në qoftëse kjo nuk bëhet, do të ftohen të gjithë deputetët që të bëjmë një parlament tonin”, shkruan Sela. Ai është kryetar i komunës së Strugës, është pra në pushtet. Por pëto lëvizje dhe nisma ende nuk është provuar sesa do të vëjë në lëvizje njerëzit. Ndërkohë, në këtë fundjavë, në Tiranë, pritet të jetë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.
http://www.zhurnal.mk/content/?id=1410910594145
s.z
Add new comment