Enver Hoxhaj, kandidat për kryeministër? “Express” shkruan se ai është i pëlqyeshëm nga Berlini dhe mund të çojë në një koalicion

Postuar në 15 Tetor, 2014 04:22

Gazeta “Express” shkruan se ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, është një emër i ri si kandidat për kryeministër i Kosovës. “Express” i referohet mediave gjermane që përmendin kandidaturën e Hoxhajt, i cili është i pëlqyeshëm edhe për Berlinin. “Opsioni i Hoxhaj si kryeministër i ri ka ardhur pasi ai është një nga liderët e PDK-së dhe një person i cili ka marrëdhënie të mira me Berlinin. Në këtë skenar do të hapej rrugë për një koalicion të PDK-së me LDK-në. Ndërsa Ramush Haradinaj shikohet ndryshe pas marrëveshjes me Vetëvendosjen, veprimi i të cilëve për të rrethuar ambsadoren amerikane, Tracy Jacobson dhe ambasadën amerikane nuk është i lehtë për tu falur”, shkruan gazeta.

http://www.gazetaexpress.com/lajme/enver-hoxhaj-kryeminister-i-ri-i-koso...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.