Arkiv-Lajme

Toni Bler lobing për Shqipërinë në UEFA. Shpëtim Sulejmani i përfaqësueses së Zvicrës kërkon të luajë për Shqipërinë

Postuar në 18 Tetor, 2014 04:23

Shqiptarët u ndjenë krenar me kombëtaren e tyre të martën e kaluar, kur u zhvillua ndeshja në mes të Serbisë dhe Shqipërisë. Sulmuesit me origjinë shqiptare, Shpëtim Sulejmani i cili i mbron ngjyrat e Përfaqësueses së Zvicrës U-20 dhe skuadrës gjermane Bochum, në një prononcim për gazetën “Arena” është shprehur:  “Ndeshja në mes Serbisë dhe Shqipërisë, më ka emocionuar pa masë dhe do të kisha shumë dëshirë që një ditë luaj për vendin tim”.

Brokaj i kërkon Ramës të shtyjë vizitën në Beograd: "Politikanët serbë mbështetën tifozët e tyre që kërkonin të vriteshin shqiptarët"

Postuar në 18 Tetor, 2014 04:03

Sabit Brokaj, anëtari i Grupit të të Urtëve pranë kryetarit të Partisë Socialiste, është i mendimit se vizita e Edi Ramës në Beograd duhet të shtyhet. Në një intervistë për “Panorama” dhënë gazetarit Aristir Lumezi, Brokaj propozon një tryezë konsultimi me politikanë dhe diplomatë jo vetëm nga Shqipëria, por dhe nga Kosova, Maqedonia e më gjerë, si një çështje që i përket kombit shqiptar.

Pengohet përfaqësimi i shqiptarëve në forcat e policisë maqedonase

Postuar në 18 Tetor, 2014 03:13

Përfaqësimi i shqiptarëve në Ministrinë e Brendshme ka nxitur debate dhe deklarata kontradiktore midis zyrtarëve maqedonas dhe shqiptarë në Maqedoni. Agjencia “INA” shkruan se zëvendësministri i brendshëm Zemri Qamili dhe Avokati i Popullit, Ixhet Mehmeti kanë shprehur vërejtje lidhur me përfaqësimin e shqiptarëve në MPB, por ministrja Gordana Jankulovska bëri të qartë se tema e përfaqësimit është e mbyllur në shumë njësite të MPB-së.  Ajo në mënyrë indirekte paralajmëroi se fokusi do të jetë i përqendruar në përfaqësimin e bashkësive tjera etnike joshqiptare.

Komisioni hetimor i kërkon Kuvendit të shkarkojë nga KLD Elvis Cefën dhe Lulzim Lelçajn. Braho: Përgjegjësi mban edhe Nishani

Postuar në 18 Tetor, 2014 02:58

Në  raportin përfundimtar të publikuar të shtunën, komisioni hetimor parlamentar i kërkoi Kuvendit të shkarkojë nënkryetarin e KLD-së, Elvis Cefa dhe anëtarin Lulzim Lelçaj, të propozuar në këtë institucion nga Parlamenti. Komisioni hetimor “Për shqyrtimin e kërkesës për shkarkimin e dy anëtarëve të KLD-së, Elvis Cefa dhe Lulzim Lelcaj” u mblodh paraditen e së shtunës për miratimin e raportit përfundimtar.

Milano/ Putin dhe Poroshenko arrijnë marrëveshje për gazin në Ukrainë

Postuar në 18 Tetor, 2014 02:23

Agjensia italiane ANSA bën të ditur se Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se kishte arritur një marrëveshje për furnizimin me gaz për Ukrainën gjatë muajve të dimrit me homologun e tij ukrainas, Petro Poroshenko duke i kërkuar Evropës të ndihmonte Kievin për të paguar faturën e burimeve energjetike që merrte nga Moska. Pas takimit prej më pak se një ore me Poroshenkon, në kuadër të samitit të ASEM-it, i ndjekur edhe nga liderët e Bashkimit Evropian, presidenti rus u tha gazetarëve se: Evropa duhet të ndihmojë Ukrainën të paguajë gazin rus.

Politika e jashtme në Kosovë është në prag të kolapsit, janë ndalur dhe njohjet

Postuar në 18 Tetor, 2014 01:12

Gazeta “Tribuna” ka vënë alarmin kur shkruan se: Politika e jashtme në Kosovë ka degraduar në pesë muajt e fundit dhe tërë kjo si pasojë e situatës politike në vend. Sipas “Tribuës” njohjet janë ndalur sikur se edhe anëtarësimi i vendit në organizata rajonale e ndërkombëtare. Për më shumë, pesë ambasada kanë pasur problem që të paguajnë qiranë në shtetet ku janë të vendosura në mungesë të mjeteve. Gazeta “Tribuna”  thotë gjithashtu se një situatë e tillë vlerësohet nga njohësit e rrethanave politike në vend si e dëmshme për vendin, dhe politikën e saj të jashtme.

Gjenerali Lloyd Austin: Sulmet ajrore të koalicionit përreth Kobanit nuk janë devijim nga synimet amerikane

Postuar në 18 Tetor, 2014 01:07

Pentagoni thotë se sulmet ajrore kanë varë disa qindra luftëtarë të Shtetit Islamik në qytetin Koban. Ndërsa Gjenerali Lloyd Austin, shefi i forcave të Komandës Qendrore amerikane që po luftojnë Shtetin Islamik, thotë se sulmet ajrore të koalicionit përreth Kobanit nuk janë devijim nga synimet amerikane.   Për “Zërin e Amerikës” lufta e koalicionit kundër militantëve të Shtetit Islamik ishte reagim ndaj thirrjes për ndihmë nga forcat brenda Irakut.

Ligji i ri: Edhe kërkesa për informacione “sekret shtetëror” do trajtohet. Gjoba deri në 300 000 lekë për refuzimin e dhënies së informacionit

Postuar në 17 Tetor, 2014 17:11

Është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi pas 15 ditës ligji “Për Informimin”. Për shkak të nevojave administrative në zbatimin e këtij ligji, ai shoqërohet edhe me ndryshime në ligjin për “Mbrojtjen e të dhënave personale”. Ligji rregullon të gjithë gamën e të drejtës për t’u informuar, e cila ishte një premtim elektoral i PS-së. Po veçojmë dy pika që kanë interes publik. Së pari është parashikimi se çdo kërkesë do trajtohjet në rrugë administrative. Edhe nëse kërkesa shkon një informacion të klasifikuar si sekret shetëror.

Këshilltari i DASH Robert Bradtke, takon kreun e KMSH-së, Bruçaj. Temë diskutimi, rekrutët që luftojnë në Siri dhe në Irak

Postuar në 17 Tetor, 2014 16:37

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, ka pritur sot në selinë qendrore Këshilltarin për Marrëdhëniet me Jashtë në Departamentin Amerikan të Shtetit, ambasadorin Robert Bradtke. Temë e takimit, që duket se ka rëndësi specifike, por ka mbetur jashtë vëmendjes për shkak të tensioneve me Serbinë, ka qenë parandalimi i luftarëve potenciale në vatrat jashtë vendit, Bëhet fjalë pra për rekrutë që shkojnë edhe nga Shqipëria në luftëra si ajo e Sirisë, për kontrollin, apo kufizimin e të cilëve, mund të japë një kontribut edhe KMSH.

Teknikisht, serbët e kanë pëlqyer idenë...

Postuar në 17 Tetor, 2014 16:16

“Shekulli” përcjell një lajm që tregon se pas tërbimit serb për fluturaken e 14 tetorit, ndoshta qëndron edhe një admirim ziliqar për idenë e realizimit. Kështu disa të rinj serbë kanë dalë sot me një dron të vetin, por me një banderolë përmes së cilës i bëhej thirrje UEFA-s të përjashtojë Shqipërinë nga kompeticioni Euro 2016.

s.z   

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme