Pengohet përfaqësimi i shqiptarëve në forcat e policisë maqedonase

Postuar në 18 Tetor, 2014 03:13

Përfaqësimi i shqiptarëve në Ministrinë e Brendshme ka nxitur debate dhe deklarata kontradiktore midis zyrtarëve maqedonas dhe shqiptarë në Maqedoni. Agjencia “INA” shkruan se zëvendësministri i brendshëm Zemri Qamili dhe Avokati i Popullit, Ixhet Mehmeti kanë shprehur vërejtje lidhur me përfaqësimin e shqiptarëve në MPB, por ministrja Gordana Jankulovska bëri të qartë se tema e përfaqësimit është e mbyllur në shumë njësite të MPB-së.  Ajo në mënyrë indirekte paralajmëroi se fokusi do të jetë i përqendruar në përfaqësimin e bashkësive tjera etnike joshqiptare.  Sipas “INA”-s, zv.ministri Qamili theksoi se varësisht se sa policë do të pranohen në konkurs, 26 për qind prej tyre do të jenë shqiptarë, me qëllim që sipas tij të arrihet përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve në MPB. Mirëpo kjo deklaratë e tij është hedhur poshtë në mënyrë indirekte nga ministrja Jankulovska. Edhe Avokati i Popullit  ka deklaruar ka rritje simbolike të shqiptarëve në MPB.  Sipas raportit të tij të publikuar për vitin 2013, në këtë ministri shqiptarët janë të përfaqësuar me rreth 17%. “INA” sqaron se kjo përqindje simbolike është në njësitet speciale, ku në disa prej tyre nuk ka edhe asnjë shqiptarë.  Kjo çështje ka qenë temë debati e problematik për vite me radhë që pas firmosjes së Marrëveshjes së Ohrit.

 

 

L.V

 

http://ina-online.net/maqedoni/47807.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.