Ligji i ri: Edhe kërkesa për informacione “sekret shtetëror” do trajtohet. Gjoba deri në 300 000 lekë për refuzimin e dhënies së informacionit

Postuar në 17 Tetor, 2014 17:11

Është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi pas 15 ditës ligji “Për Informimin”. Për shkak të nevojave administrative në zbatimin e këtij ligji, ai shoqërohet edhe me ndryshime në ligjin për “Mbrojtjen e të dhënave personale”. Ligji rregullon të gjithë gamën e të drejtës për t’u informuar, e cila ishte një premtim elektoral i PS-së. Po veçojmë dy pika që kanë interes publik. Së pari është parashikimi se çdo kërkesë do trajtohjet në rrugë administrative. Edhe nëse kërkesa shkon një informacion të klasifikuar si sekret shetëror. “E drejta e informimit nuk refuzohet automatikisht kur informacioni i kërkuar gjendet në dokumente të klasifikuara “sekret shtetëror”. Në këtë rast, autoriteti publik, të cilit i është dërguar kërkesa për informim, fillon menjëherë procedurën e rishikimit të klasifikimit pranë autoritetit publik që ka urdhëruar klasifikimin, sipas ligjit nr. 8457, datë 11.2.1999, “Për informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror””, të ndryshuar. Autoriteti publik njofton menjëherë kërkuesin për fillimin e procedurës për rishikimin e klasifikimit, sipas ligjit, dhe vendos shtyrjen e afatit për dhënien e informacionit brenda 30 ditëve pune. Në çdo rast, vendimi për trajtimin ose jo të kërkesës për informim merret dhe arsyetohet në bazë të kritereve të këtij neni”, thuhet në ligjin e ri. Ky përcaktim vlen për njohjen me informacionet arkivore të çdo lloji, “pavarësisht nga parashikimet e ligjit për arkivat”. Po kështu ligji i ri parashikon sanksione për refuzimin e dhënies së informacionit. “Refuzimi i dhënies së informacionit, në kundërshtim me parashikimet e këtij ligji, dënohet me 150 000 deri në 300 000 lekë”, thuhet në të.

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.