Politika e jashtme në Kosovë është në prag të kolapsit, janë ndalur dhe njohjet

Gazeta “Tribuna” ka vënë alarmin kur shkruan se: Politika e jashtme në Kosovë ka degraduar në pesë muajt e fundit dhe tërë kjo si pasojë e situatës politike në vend. Sipas “Tribuës” njohjet janë ndalur sikur se edhe anëtarësimi i vendit në organizata rajonale e ndërkombëtare. Për më shumë, pesë ambasada kanë pasur problem që të paguajnë qiranë në shtetet ku janë të vendosura në mungesë të mjeteve. Gazeta “Tribuna” thotë gjithashtu se një situatë e tillë vlerësohet nga njohësit e rrethanave politike në vend si e dëmshme për vendin, dhe politikën e saj të jashtme. Sipas vlerësimeve të tyre politika e jashtme është në prag të kolapsit. Për profesorin e të drejtës ndërkombëtare Afrim Hotin, Kosova përkatësisht Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka një strategji konkrete se si të veprojë, dhe se merret vetëm me veprime ad-hoc.
L.V
Add new comment