Milano/ Putin dhe Poroshenko arrijnë marrëveshje për gazin në Ukrainë

Agjensia italiane ANSA bën të ditur se Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se kishte arritur një marrëveshje për furnizimin me gaz për Ukrainën gjatë muajve të dimrit me homologun e tij ukrainas, Petro Poroshenko duke i kërkuar Evropës të ndihmonte Kievin për të paguar faturën e burimeve energjetike që merrte nga Moska. Pas takimit prej më pak se një ore me Poroshenkon, në kuadër të samitit të ASEM-it, i ndjekur edhe nga liderët e Bashkimit Evropian, presidenti rus u tha gazetarëve se: Evropa duhet të ndihmojë Ukrainën të paguajë gazin rus. Pavarësisht deklaratave të Putinit, presidenti Poroshenko tha se “nuk arritëm rezultate konkrete për çështjen e gazit”. Megjithatë sipas Poroshenkos, ka shpresa mbi mundësinë e gjetjes së një zgjidhjeje para takimit të 21 tetorit në Bruksel me përfaqësuesit e KE.
L.V
Add new comment