Arkiv-Lajme
Hyn në fuqi Protokolli i bashkëpunimit ekonomik dhe për zhvillim me Gjermaninë. Asistencë financiare dhe profesionale, por me kushtëzime
Ka hyrë sot në fuqi Protokolli i Bisedimeve mes qeverisë shqip0tare dhe asaj gjermane për bashkëpunimin ekonomik dhe për zhvillim. Bisedimet mes të dyja palëve janë zhvilluar në datën 8 maj dhe vendim përkatës për miratimin e protokollit është marrë më 8 tetor. Dokumenti është i gjatë dhe përfshin një gamë të madhe të marrëdhënieve. Në fillim bie në sy se pala gjermane do të ndihmojë edhe me fonde disa sektorë në Shqipëri, por këtë e bën me kushtëzime.
Senatori Murphy shigjeton klasën politike kosovare: Jahjaga, e vetmja e pakorruptuar!
Një deklaratë për presidenten Jahjaga, por që ka bërë rikoshetë mbi gjithë klasën politike kosovare ka bërë nga Prishtina senatori amerikan Chris Murphy. Në një intervistë për Koha Ditore, Murphy ka thënë se zgjidhja për krijimin e institucioneve është në dorën e presidentes Jahjaga. Kjo pasi që ai konsideron se “Jahjaga është personi i vetëm në skenën politike të Kosovës e cila nuk është e korruptuar”. “Të gjithë pajtohen se ajo është një nga personat, në mos lideri i vetëm i pakorruptuar në skenën politike në Kosovë”, ka thënë Murphy.
"Monitor": Tatimi mbi dividentin dhe të ardhurat e tjera do të rritet në 15%
Qeveria shqiptare po planifikon të rrisë tatimin mbi dividendin dhe të ardhurat e tjera (përfshirë dhe ato mbi interesat e fituara nga depozitat) në 15%, nga 10% që është ky nivel aktualisht. Lajmi bëhet i ditur për “Monitor” nga burime pranë shoqatave në biznesit, që janë pranë këtyre negociatave, ndërkohë që nuk ka ende një konfirmim zyrtar. Burimet nga shoqatat e biznesit i pohuan revistës se vendimi është marrë tashmë dhe pritet që të përfshihet në paketën e re fiskale, që po diskutohet tashmë me bizneset.
Skandali i Bankës, prokuroria pritet të shtyjë edhe tre muaj afatet hetimore
Prokuroria pritet të shtyjë edhe për tre muaj afatet hetimore për dy dosjet e tjera tashmë të veçuara, njëra që ka në qendër Ardian Fullanin dhe tjetra me tre të dyshuar për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë, njofton TCH. Në Gjykatën e Tiranës, këtë të premte pritet të hidhet shorti, i cili do të përcaktojë trupën gjyqësore që do të gjykojë 15 të pandehurit e dosjes së Bankës. Burime pranë prokurorisë thanë se më datën 21 tetor përfundojnë afatet hetimore për ish-guvernatorin Fullani, i cili po hetohet i vetëm, e po ashtu edhe per Ardian Bitrajn, Mimoza Bruzian dhe Klevis Bejtjajn.
Gjobat e rënda rrugore, deputeti Fino në komisionin e Ligjeve kundër kësaj mase
Debate mes deputetëve të mazhorancës në Komisionin e Ligjeve, për ndryshimet në Kodin Rrugor. Deputeti Bashkim Fino është shprehur kundër rritjes së gjobave, pasi sipas tij, do të rëndoheshin shumë qytetarët shqiptarë. Ai ndërkohë ka kërkuar që personat mbi 70 vjeç, të mos lejohen të drejtojnë automjetet. “Në çdo nen të ligjit ka rritje të gjobave. Nëse makina ka defekt,s’mund të gjobitet drejtuesi”, ka thënë deputeti socialist.
a.k
Ministrja Kodheli: Padi Corriere-s, në Milano nuk kishte asnjë delegacion shqiptar
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka reaguar ashpër ndaj lajmit që ka publikuar italiania, Corriere della Sera, sipas së cilës delegacioni shqiptar la punimet e samitit euro-aziatik dhe shkoi në Samremo për të luajtur në kazino. Ministrja theksoi se do të ngrejë një padi për shpifje ndaj medias italiane. Sipas saj, Shqipëria nuk ka qenë aspak pjesë e këtij Samiti euro-aziatik të zhvilluar në Milano.
Dibër, eksploziv ndaj shtyllës së tensionit të lartë. Shoqërohen gjashtë të dyshuar
Në fshatin Zall Sopot të komunës Zerqan në Dibër, persona të paidentifikuar kanë hedhur në erë me tritol një shtyllë tensioni. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm dhe gjithë zona ka mbetur pa energji elektrike. Policia bëri me dije se ka shoqëruar gjashtë të dyshuar për këtë ngjarje. Me ndryshimet e fundit në ligj, policia tashmë hedhjen në erë të shtyllave e konsideron si një vepër terroriste.
a.k
Detaje nga samiti euro-aziatik. Corriere: Shqiptarët ia mbathën në kazino
Në Milano po zhvillohet Samiti euro-aziatik, me pjesëmarrjen e shumë personaliteteve botërore e liderëve si kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti rus Vladimir Putin, kryeministri Kinez e të tjerë krerë shtetesh e qeverish të vendeve të Europës dhe Azisë.
Platini këmbëngul të tregojë injorancë: Shqipëria në grup me Greqinë apo Maqedoninë? Njësoj probleme
Është simpatik kur nuk e hap gojën. Ky mund të jetë përkufizimi për kreun e UEFA-s Mishel Platini, i cili insiston në deklarata për fusha ku nuk ka njohuri. Duke folur në një intervistë për “Bein Sports”, ai i është përgjigjur pyetjes përse është lejuar që Shqipëria të ndodhej në një grup me Serbinë. Platini ka thënë se nëse do të ndalohej shortimi i Shqipërisë në grup me Serbinë, atëherë duhej ndaluar edhe shortimi në të njëjtin grup me Greqinë apo Maqedoninë.
Serbët thonë se shqiptari i dronit është Ismail Morinaj, shpallet në kërkim
Olsi Rama nuk ka gisht direkt, por ka patur lidhje me personin që ka ngritur banderolën në stadiumin e beogradit. Kështu thonë mediat serbe, sipas të cilave është zbuluar dhe shpallur në kërkim njeriu që ngriti një flamur me simbole shqiptare të martën e 14 tetorit. Ai është 32 -vjeçari Ismail Morinaj, që sipas të përditshmes ‘Kurir’ merret kryesisht me alpinizëm dhe sportin e ngjitjes.