Serbët thonë se shqiptari i dronit është Ismail Morinaj, shpallet në kërkim

Postuar në 20 Tetor, 2014 02:57

Olsi Rama nuk ka gisht direkt, por ka patur lidhje me personin që ka ngritur banderolën në stadiumin e beogradit. Kështu thonë mediat serbe, sipas të cilave është zbuluar dhe shpallur në kërkim njeriu që ngriti një flamur me simbole shqiptare të martën e 14 tetorit. Ai është 32 -vjeçari Ismail Morinaj, që sipas të përditshmes ‘Kurir’ merret kryesisht me alpinizëm dhe sportin e ngjitjes. Duke iu referuar të dhënave nga autoritetet serbe, gazeta bën të ditur se Morinaj ka hyrë në Serbi në 11 tetor 2014 me një makinë me targa italiane dhe ka qëndruar në një hotel pranë stadiumit “Partizani”, ku është regjistruar me një kartë identiteti italiane. Menjëherë pas aktit që nxehu gjakrat në stadium, Morina është larguar nga Serbia ndërsa autoritetet e këtij vendi kërkojnë ndihmën e Interpolit për kapjen e tij. Dyshohet se ai ka vënë në lëvizje dronin përmes një programi që është instaluar më parë në iPhone.

a.k

Comments

Submitted by Dardan (not verified) on

<p>E gjetet? Shyqyr se na plaset, tani shkoni dhe i rruani koqet Shqiptarit Ismail Kadares!</p>

Submitted by Billy (not verified) on

<p>Po, serbet kane te drejte. Personin qe ngriti dronin e gjeten dhe e publikuan spiunet e bijte e spiuneve, agjentet e hershem te Serbise, Leka Zogu dhe Sulejman Gjana.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.