Arkiv-Lajme
Mielli i importit, ministri Panariti: “Edhe BE-ja lejon miell me 9% proteina”. Para disa ditëve ministri mbante tjetër qëndrim
Ministri i Bujqësisë Edmon Panariti, doli sot me një shpjegim për mediat, duke dhënë arsyet se përse pala shqiptare ndryshoi qëndrim për çështjen e importimit të miellit nga Kosova. Panariti tha se edhe nga BE-ja ne importojmë miel me 9% proteina, kështu që ky është një standard europian. Me këtë rast ai ka kundërshtuar me fjalët e tij, atë që kishte thënë pak ditë më parë se mielli poshtë 12% të nivelit të proteinave, është i barabartë me cilësinë e krundeve.
Sokol Balla akuzon se dikush spiunoi në Beograd se ku ndodhej vëllai i Edi Ramës. “Express” shkruan se akuza është për Baton Haxhiun
Gazeta “Express” përcjell një status në “Facebook”, të gazetarit Sokol Balla, i cili akuzon se dikush nga shqiptarët që bënin pjesë në përfaqësinë e shqiptarëve në Beograd në ndeshjen e 14 tetorit, ka spiunuar në polici, se mes tyre ndodhej edhe Olsi Rama, vëllai i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Aludimi i Ballës është se pas këtij akti, që ai e quan spiunim, serbët kanë përhapur edhe mitin e komandimit të dronit nga Olsi Rama.
Vdes Ben Bradlee, ish-drejtuesi i investigimit të “Watergate”
Ka vdekur dje ish-drejtori i “Washington Post”, Ben Bradlee, i njohur si njeriu që nxiti dhe i hapi rrugën investigimit të Carl Brenstein dhe Bob Woodward, investigim i cili do të çonte në zbulimin e skandalit të “Watergate”. Bradlee vdiq në moshën 93 vjec dhe vuante nga Alzaimeri dhe demenca senle. Bradlee konsiderohej në SHBA si një nga figurat kryesore të shtypit dhe kishte marrë vitin e kaluar “Medaljen e Lirisë”. “Ai i ndihmoi amerikanët për tën kuptuar botën në të cilën jetojnë”, tha Presidenti amerikan.
s.z
Duka: “Delegati nuk ka përfshirë koret raciste. Arbitri ka deklaruar se shqiptarët nuk donin të luanin”
Kreu i FSHF-së, Armand Duka, ka folur nga Zvicra për “A1 Report” lidhur me shqyrtimin nga UEFA të ndeshjes së 14 tetorit, Duka njofton se delegati i UEFA-s nuk ka përfshirë në dosje koret raciste në stadoium, kursde arbitri ka deklaruar se shqiptarët nuk donin të luanin. Nga ana tjetër, Duka ka deklaruar se në dosjen e FSHF-së, është paraqitur çdo gjë me fakte dhe me prova.
s.z
“Corriere della Sera” përgënjeshtron lajmin e “delegacionit shqiptar të kazinosë”
“Balkanweb” njofton se “Corriere della Sera” ka përgënjeshtruar lajmin për pjesëmarrjen e Shqipërisë në samitin euro-aziatik të Milanos, për të cilin gazeta informonte edhe për sjellje jo shumë të pranueshme të delegacionit shqiptar. Gazeta pranon se delegacioni shqiptar nuk ka qenë pjesë e samitit, madje nuk është anëtare dhe as vëzhguese. Corriere ka publikuar përgënjeshtrimin e konsulles shqiptare në Milano, Luljeta Çobanaj, e cila vinte në dukje këtë të pavërtetë.
Ndëshkohet Inter dhe Verona për koret raciste të tifozëve. Në pritje të vendimit për ndeshjen e 14 tetorit
Sesi zbatohen rrregulloret e UEFA-s kur vjen puna për racizmin, kjo mund të shihet edhe në vendimin e marrë në Itali për Interin dhe Veronën. Kështu, “Corriere della Sera” njofton se Verona është dënuar për koret raciste ndaj Sulley Muntarit në ndeshjen e fundit me Milan, kurse Interi është dënuar për koret raciste në ndeshjen me Napolin. Interesante është se gjyqtari ka vendosur të ndëshkojë pjesën jugore të stadiumit të Veonës vetëm pse tifozët në këtë pjesë, sa herë merrte topin Muntari, bërtisnin “uh,uh”. Kjo është vlerësuar si sjellje që shpreh diskriminimin racor.
Automjetet, Shqipëria bëhet pjesë e sistemit të regjistrimit të BE-së
Komisioni Parlamentar i Marrëdhënieve me Jashtë ka miratuar dje pjesëmarrjen e Shqipërisë në Traktatin për Sistemin Europian të Institucionit për automjetin dhe lejen e drejtimit (EUCARIS). Përmes këtij akti, vendi ynë, bëhet pjesë e sistemit europian të informacionit për automjetet dhe lejet e drejtimit, që synon ndër të tjera edhe parandalimin dhe hetimin e shkeljeve ligjore që lidhen me automjetet. Po kështu detyrohen autoritetet që të mbajnë një sistem të përbashkët për shkëmbimin e të dhënave që ndodhen në regjistrat qendorë të automjeteve dhe të lejeve të drejtimit të çdo vendi.
Edi Rama, rezyme e ngjarjeve të fundit: Duam Europën e Madhe, jo Shqipërinë e Madhe
Në një intervistë për gazetën prestigjioze gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, kryeministri Edi Rama ka bërë një rezyme të ngjarjeve të këtyre ditëve sa i takon raporteve Shqipëri-Serbi. Rama tha se përcaktimi i datës 10 nëntor ishte një vendim i përbashkët mes tij dhe homologut Vuçiç pas një telefonate të gjatë.
“Riaktivizohet” xhamia e Unazës së Re, prokuroria i kërkon KMSH-së ta marrë nën kontroll
Prokuroria i sugjeron Komunitetit Mysliman që të marrë në administrim xhaminë e Unazës së Re në Tiranë, aty janë vërejtur veprimtari rekrutimi të kandidatëve për t’u dërguar në frontin sirian, thotë TCH. Shkak i kësaj kërkese, e cila bëhet e ditur nga burime jozyrtare pranë Prokurorisë së Përgjithshme, janë informacionet e reja të përcjella nga shërbimi informativ në të cilat ngrihet shqetësimi i aktivizimit në këtë xhami të një tjetër imami të dyshimtë. Ky imam ka kohë që është kthyer nga jashtë vendit dhe predikon xhihadizmin tek frekuentuesit e xhamisë, shumica e tyre banorë të zonës.
Prodhuesit e miellit ndalojnë punën, protestë ndaj ministrit Panariti për lehtësitë që u dha tregtarëve kosovarë
Prodhuesit më të mëdhenj të miellit në vend kanë vendosur të pushojnë punën nesër, në shenjë proteste ndaj vendimit të ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, për të caktuar kufirin e poshtëm të proteinës prej 9% në miellin e importit. Ministria deklaroi se ky kufi është në përputhje me Bashkimin Europian, dhe niveli i proteinës është i diferencuar për prodhime të ndryshme. Por prodhuesit shqiptarë akuzojnë se vendimi është marrë për të lehtësuar hyrjen e mallit nga Kosova, pas presioneve të fundit, duke dëmtuar kështu tregtarët dhe prodhuesit vendas.