Mielli i importit, ministri Panariti: “Edhe BE-ja lejon miell me 9% proteina”. Para disa ditëve ministri mbante tjetër qëndrim

Postuar në 22 Tetor, 2014 08:59

Ministri i Bujqësisë Edmon Panariti, doli sot me një shpjegim për mediat, duke dhënë arsyet se përse pala shqiptare ndryshoi qëndrim për çështjen e importimit të miellit nga Kosova. Panariti tha se edhe nga BE-ja ne importojmë miel me 9% proteina, kështu që ky është një standard europian. Me këtë rast ai ka kundërshtuar me fjalët e tij, atë që kishte thënë pak ditë më parë se mielli poshtë 12% të nivelit të proteinave, është i barabartë me cilësinë e krundeve. Pati reagime të menjëhershme edhe në shtyp për këtë çështje, duke predikuar se duhet të vazhdojë importi, ndonëse pretendimi i prodhuesve të Shqipërisë është se me këtë hap, qeveria po godet pikërisht ata. Dhe siç është bërë e ditur janë investuar 150 milionë euro në këtë sektor dhe punësohen 3 000 vetë. “Ne kemi detyrime edhe nga OBT-ja që të mos vendosim situata monopol”, tha Panariti, që ka nënvizuar se kjo çështje do të rregullohet me një akt normativ. Puna është se do sqaruar mirë se çfarë ka ndodhur që ministri ndryshoi qëndrim në pak ditë? “Vizion Plus” thotë në një kronikë sot, se ky ndryshim erdhi “pas presioneve të forta të palës kosovare”. Edhe këtu lind një pyetje: si ka ushtruar presion pala kosovare, kur qeveria shqiptare nuk ndodhej para një eventualiteti të krizës në treg, pasi po sipas “VP” prodhimi vendas mbulon dyfishin e nevojave që ka konsumatori shqiptar? Pretendimi tjetër i prodhuesve është se importi duhet të pranohet, por vetëm për miellin me 12% përmbajtje proteinike, çka logjikisht çon në përfundimin se këtu bëhet fjalë për çmimin. “Vendet evropiane e kane zgjidhur këtë ngërç duke vendosur kuota fikse për miellin qe importohet për ëmbëlsira, makarona apo çdo produkt tjetër. Këtë praktike duket se do te detyrohet te ndjeke edhe qeveria shqiptare, por me një pikëpyetje te madhe”, shkruan “VP”. Dhe në fakt argumenti i Panaritit se edhe BE-ja qarkullon miell me 9% proteian, nuk vlen, ose minimalisht prek dirtekt prodhuesit, por cenon edhe cilësinë e ushqimit të popullsisë, për të cilën ai edhe përgjigjet. Nuk dihet edhe sesi ministri në fjalë të mund të argumentojë se teksa lufton në emër të akordeve me OBT-në situatat monopol, po çon në një krizë për ata që prodhojnë brenda Shqipërisë.

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.