Arkiv-Lajme
Bushati në Beograd: Vizita e Ramës nuk duhet t’ju shqetësojë. Kosova është një realitet rajonal, evropian dhe ndërkombëtar
Në takimin e ministrave të vendeve të Ballkanit që po mbahet në Beograd, të enjten më 23 tetor, morën pjesë Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj. Kjo vizitë e dy ministrave, i paraprin vizitës së kryeministrit Edi Rama që do të zhvillohet në 10 nëntor.
Eleni Laperi publikon “Rose Wilder Lane dhe shqiptarët”, një biografi e amerikanes së dashuruar me Shqipërinë
Eleni Laperi ka shkruar një libër për udhëtaren, e mbi të gjitha gazetaren e shkrimtaren amerikane, Rose Wilder Lane, e cila e ka vizituar disa herë (madje dhe ka qëndruar kohë pas kohe në) Shqipërinë e viteve ’20 të shekullit të shkuar. Libri i Laperit titullohet “Rose Wilder Lane dhe shqiptarët”, dhe është një biografi e amerikanes së dashuruar me Shqipërinë e shqiptarët. Në libër janë përfshirë edhe artikuj, shënime, kujtime të Wilder Lane-it.
Numri dy i Bashkisë së Tiranës, takim me një kompani ndërkombëtare për tramin.“Qeveria të mos bllokojë projektet”
Enno Bozdo, numri dy i Bashkisë së Tiranës, është shfaqur sot në media me njoftimin se ka zhvilluar një takim me një kompani ndërkombëtare, që ishte e interesuar për ndërtimin e tramit. “I shpjegova që presim një përgjigje pozitive nga qeveria qendrore në të mirë të qytetarëve. Duhet dakordësia, nuk ka lidhje me koston financiare. I bëj thirrje kryeministrit të mos stopohen projektet për shkaqe politike”, tha ai. Premtimi për tramin u bë nga kreu aktual i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, në vitin 2011. Zgjedhjet e reja për pushtetin vendor janë në vitin 2015.
s.z
Kolumbia do të emetojë kartëmonedhë me imazhin e Gabriel Garcia Marquez
Parlamenti kolumbian kam miratuar një ligj që i lejon Bankës Qendrore të emetojë kartëmonedha me imazhin e Grabriel Garcia Marquez, shkrimtarit të mirënjohur me origjinë nga ky vend. Në një plan më të gjerë, emetimi i kartëmonedhave në fjalë, bën pjesë në promovimin që Ministria e Arsimit, Kulturës dhe Shkencës, po i bën figurës së shkrimtarit, edhe kështu shumë i famshëm.
Kosova do të marrë pjesë në Lojrat Olimpike “Rio 2016”. Pranohet si anëtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar
Kosova ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm në njohjen nga organizmat sportivë ndërkombëtarë. Së fundmi ajo është pranuar si anëtare e përkohshme e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, çka do të thotë se i është hapur rruga për të marrë pjesë në Lojrat Olimpike Rio 2016.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar sqaron se e vendimi është marrë në interes të sporti kosovar, pasi ky shtet njihet nga 108 vende anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Vdekja e Ilia Karelit, prokuroria greke çon në gjykatë dosjen me akuza për 13 punonjës të burgut të Nigritas. Përfshirë edhe drejtorin
Prokuroria e Serresit në Greqi ka dërguar në gjykatë dosjen e akuzave për 13 gardianët e burgut të Nigritas, që morën pjesë në torturimin me pasojë vdekjen të Ilia Karelit. Hetimet kanë zgjatur 7 muaj dhe në akuzën e toturimit me pasojë vdekjen përfshihet edhe drejtori i burgut. Ngjarja ndodhi më 27 mars të këtij viti dhe mediat greke hodhën në transmetim edhe pamjet nga burgu, që janë fakt i pakundërshtueshëm për atë që ka ndodhur me Ilia Karelin, i cili pësoi atak në zemër nga dhuna e ushtruar ndaj tij.
Në shtator u prenë rreth 76 mijë lidhje të paligjshme. Rama njofton nisjen e një operacioni të ngjashëm me Lazaratin për vjedhësit e energjisë
Pas pak ditësh, në mbarë vendin do të nisë një operacion për prerjen e lidhjeve të paligjshme dhe për arrestimin e abuzuesve me energjinë elektrike. Lajmi u bë publik nga kryeministri Edi Rama, në një dalje të njoftuar për mediat në minutat e fundit. Duke shprehur vendosmëri për ta cuar operacionin deri në fund, Rama tha se punonjësit e OSHEE-së (kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike) do të shoqërohen nga forcat e Policisë së Shtetit në këtë aksion.
ISIS, tani edhe me një video lojë
“Në kryejmë të njëjtat aksione në fushëbetejë”- kjo fjali prezanton një video game të hedhur online nën logon e ISIS-Shtetit Islamik, në të cilën ftohen të rinjtë kudo që të “luajnë”. Mendohet se kjo është një metodë rekrutimi dhe ndikimi dhe merr si model mjaft video lojëra që kanë një përhapje të madhe në Perëndim, madje duke u bërë një lloj kulture.
s.z
Një opinion në “Fox News” për ndeshjen e Beogradit. Gjovalin Shkurtaj: “A do ta injorojë Europa racizmin serb?”
Gjovalin Shkurtaj, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, i është drejtuar opinionit amerikan, me një letër, ose opinion të vetin, përmes “Fox News”. Opinioni ëhstë botuar më datën 21 tetor dhe shtron pyetjen: “A do të zgjedhë Europa që të injorojë racizmin serb?” Shkurtaj bën një kronikë të ndeshjes së futbollit, luajtur më 14 tetor në Beograd, duke vënë theksin te thirrjet raciste kundër shqiptarëve, që paraprinë dhe shoqëruan atë.
INUK: Do të prishen edhe 800 objekte në Tiranë
Inspektoriati Urbanistik i Tiranës planifikon të nisë një “serial” të ri për prishjen e objekteve pa leje. Dhe në të parashikohet që të prishen edhe 800 objekte të tjera. “Në qytetin e Tiranës, janë prishur 1021 objekte që kanë liruar hapësirat publike të qytetarëve. Në terren ndërkohë janë identifikuar rreth 800 objekte që do të prishen, në rrugën e Elbasanit dhe do të vazhdojë njëkohësisht në zonën e Brrakës, duke kaluar në krahun e Stacionit të Trenit, në brendësi të "Don Boskos", për të arritur më pas edhe në Laprakë", tha inspektorja Dallëndyshe Bici.
s.z