Arkiv-Lajme

Rama në “Kapital”: Eshtë përzgjedhur per anetare e Keshillit Mbikqyres te BSH “një shqiptare me karrierë në sistemin financiar ndërkombëtar”

Postuar në 24 Tetor, 2014 16:44

Në krye të Bankës së Shqipërisë mund të jetë një femër shqiptare, që aktualisht punon në sistemin financiar ndërkombëtar. Ky fakt u bë publik nga kryeministri Edi Rama në emisionin “Kapital” të gazetarit Aleksandër Furxhi. Pa bërë publik emrin, Rama tha se do të zhvillojë një takim me kreun e shtetit për të analizuar se ku ndodhet procesi i zgjedhjes së Guvernatorit.

Ambasadori i Francës, Fitoussi: “I kënaqur që nuk jam ambasador i UEFA-s. Objektivi im është sjellja e investitorëve francezë”

Postuar në 24 Tetor, 2014 15:20

Ambasadori i Francës në Shqipëri,  Bernard Fitoussi, ka bërë sot një dalje publike për mediat, pas vizitës që ka zhvilluar në Elbasan. Ai ka bërë të qartë se e ka lexuar reagimin e shqiptarëve për vendimin e UEFA-s, të cilin shumëkush e lidh me qenien e Platinisë në krye dhe origjinën e tij franceze. Fitoussi ka përcjellë mesazhin se këtu duhet të bëhet një dallim dhe të mos përgjithësohen gjërt. “Unë nuk jam ambasador i UEFA-s, dhe jam shumë i kënaqur që të mos jem ambasador i UEFA-s. Më seriozisht, mendoj se Shqipëria duhet të presë vendimin  në apel.

Lapsus në mesazhin e Presidentit?

Postuar në 24 Tetor, 2014 13:21

Në mesazhin drejtuar Guvernatorit të Përgjithshëm të Kanadasë, David Johnson për ngjarjen e dy ditëve më parë, ku si pasojë e një sulmi terrorist mbeti i vrarë ushtari që ruante memorialin e herojve në Ottawa, presidenti Nishani teksa dënon këtë akt shpreh ngushëllimet për familjet e disa ushtarëve të vrarë.

Ja si shprehet në mesashin e tij presidenti Nishani.

Çfarë përfshinte Taksimi i Ndershëm?

Postuar në 24 Tetor, 2014 11:40

Enti Rregullator i Energjisë citohet që të ketë deklaruar sot se heqja e fashës prej 300kwh për energjinë elektrike, prek 76.3% të konusmatorëve familjarë.

Euobserver: Brukseli i tërheq veshin Shkupit për “Gazprom”-in rus

Postuar në 24 Tetor, 2014 11:24

Brukseli i ka drejtuar Maqedonisë paralajmërim se përfshirja e saj në projektin e gazit rus do të ketë pasoja në planin e integrimit në BE. Lajmi bëhet i ditur nga portali i njohur evropian “Euobserver”. Sipas këtij njoftimi Bruksesi ka drejtuar kritika për qasjen dhe rolin e Shkupit lidhur me përkrahjen dhe mos heqjen dorë nga projekti i gazsjellësit rus “Rrjedha e Jugut”. Gazsjellësi rus “Gazprom” ra dakord të përfshijë Maqedoninë si vend pjesëmarrës që në vitin 2010.

Shqipëria sërish në arbitrazh. Kompania e skanimit të konteniereve kërkon 360 mln dollarë

Postuar në 24 Tetor, 2014 10:03

Përveç konfliktit me CEZ tani Ministria e Financave po përballet me një sfidë tjetër. Në një kronikë të përgatitur nga “Vizion Plus” thuhet se bëhet fjalë për anulimin e shërbimit monopol që kompania “Rapsican” ofron për skanimin e kontenierëve në dogana.

ERE: Nga heqja e fashës 300 kwh preken 2.1 mln konsumatorë

Postuar në 24 Tetor, 2014 09:51

Nga heqja e fashës 300 kwh të energjisë, do të preken 2.1 mln konsumatorë. Enti Rregullator i Energjise bëri me dije se 76.3% e abonentëve konsumojnë deri në 300 kwh/muaj. “Heqja e fashës 300 kwh e energjisë prek 2.1mln shqiptarë që do të thotë në total janë 1.100.000 kontrata të energjisë elektrike. Ndërkohë që 65% e totalit të kontratave janë te konsumatorëve familjarë. Në total janë 715 mijë kontrata të konsumatorëve familjare dhe 76.3% e familjarëve konsumojnë deri në 300 kwh/muaj. Në total, janë 545 mijë familje që konsumojnë deri 300 kwh”- sqaron ERE.

 

L.V

Efekti i paketës së re fiskale, 100 mln dollarë më shumë taksa?

Postuar në 24 Tetor, 2014 09:25

Barra fiskale e shqiptarëve do të rritet në vitin 2015 edhe më 10 miliardë lekë ose me 100 milionë dollarë. Gazeta “Mapo” shkruan se në projekt-paketën fiskale që tani është duke u konsultuar me grupet e interesit, mësohet se efekti neto i taksave që do të rriten vitin që vjen, pritet të shtojë të ardhurat me gati 8 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Rëndesa më e madhe do të peshojë tek karburantet si pasojë e rritjes së taksës së qarkullimit të makinave nga 17 lekë dhe në 27 lekë.

Arrestohet biznesmeni Hajredin Fratari. Akuzë për vijim punimesh në një objekt pa leje

Postuar në 24 Tetor, 2014 09:05

Biznesmeni i njohur Hajredin Fratari është arrestuar nga forcat e Policisë së Shtetit me akuzën se “dyshohet për ndërtimin pa leje të një pallati”. Njoftohet se Inspektoriati Urbanistik Qendror kishte vendosur në datën 20 tetor pezullimin e punimeve për shkak të përfundimit të afatit të lejes së pallatit dhe se atij i ka munguar oponenca teknike. Mirëpo punimet kanë vazhduar dhe për pasojë ka ardhur arrestimi. Në një reagim për mediat, familjarët e biznesmenit Fratari, kanë deklaruar se Fratari ka aplikuar për rinovimin e lejes së ndërtimit dhe ishte në pritje të miratimit.

Komisioni i Medias përzgjedh katër kandidatura për kreun e ri të AMA-s

Postuar në 24 Tetor, 2014 08:10

Kandidatët e përzgjedhur sot nga Komisioni Parlamentar i Medias për postin e kryetarit të ri të Autoritetit të Medias Audiovizive janë katër; Gentian Sala, Gentian Skënderaj, Anila Basha dhe Bers Hado. Ndërsa tre kandidatët e skualifikuar nga gara ishin Zylyftar Bregu (gazetar), Raif Gorana (ekonomist) dhe En Muçi (ekonomist), të cilet morën më pak vota. Që në fillim mbledhjes, nënkryetari i komisionit, Alfred Peza, i bëri sërish thirrje opozitës që të vijë dhe të ushtrojë të drejtën e saj ligjore për të eliminuar dy nga katër kandidatët e përzgjedhur.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme