Arrestohet biznesmeni Hajredin Fratari. Akuzë për vijim punimesh në një objekt pa leje

Postuar në 24 Tetor, 2014 09:05

Biznesmeni i njohur Hajredin Fratari është arrestuar nga forcat e Policisë së Shtetit me akuzën se “dyshohet për ndërtimin pa leje të një pallati”. Njoftohet se Inspektoriati Urbanistik Qendror kishte vendosur në datën 20 tetor pezullimin e punimeve për shkak të përfundimit të afatit të lejes së pallatit dhe se atij i ka munguar oponenca teknike. Mirëpo punimet kanë vazhduar dhe për pasojë ka ardhur arrestimi. Në një reagim për mediat, familjarët e biznesmenit Fratari, kanë deklaruar se Fratari ka aplikuar për rinovimin e lejes së ndërtimit dhe ishte në pritje të miratimit. Sipas tyre kjo ka qenë arsyeja që punimet kanë vazhduar. “Puna po vazhdonte pasi leja ishte në proces rinovimi. Pallati në fjalë nuk është një ndërtim i paligjshëm”- janë shprehur ata.

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.