Arkiv-Lajme

PD: “Për energjinë, shkelësi i parë i ligjit është kryeministri. Për CEZ dha 95 mln euro, në vend të kërkonte 3 miliardë dollarë dëmshpërblim”

Postuar në 27 Tetor, 2014 07:35

Deputeti i Partisë Demokratike, Florion Mima, ka dalë sot në një deklaratë për shtyp, përmes së cilës ka kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike.  “Partia Demokratike është në favor të ligjshmërisë dhe që ligji të funksionojë në mënyrë të barabartë për këdo që vjedh energjinë. Por asgjë nuk shkon mirë me energjinë në vend, kur shkelësi i parë i ligjit është Kryeministri i vendit.

Sulmohet me thikë në vendin e punës Milot Hasimja, gazetar i "Klan Kosova"

Postuar në 27 Tetor, 2014 06:44

Milot Hasimja, gazetar në Klan Kosova, është sulmuar sot me thikë nga një person që tashmë gjendet në duart e Policisë. Ai punon në këtë media gati nga themelimi i tij, dhe në Klan Kosova ka realizuar reportazhe e materiale të ndryshme ku spikasin ngjarjet zbavitëse e ato që nxisin debat. Para kësaj, Hasimja për disa vite ka punuar gazetar i kulturës në Gazetën Express.

Hasimja u sulmua në vendin e tij të punës nga një 22 vjeçar i cili e goditi së paku 4 herë pas kokës. Gjendja e gazetarit është jashtë rrezikut të jetës, thonë mjekët, raporton gazeta Express.

a.k

Në pranga tre ish zyrtarë të ALUIZNI-t, legalizuan ndërtime në kundërshtim me ligjin

Postuar në 27 Tetor, 2014 06:17

Tre arrestime për legalizim ndërtimesh jashtë ligjit. Kanë rënë në pranga ish-drejtori i ALUIZNI-t në Vlorë, Roland Tafilaj, e po ashtu, edhe ish-shefi i sektorit të këtij institucioni, Feti Deromenaj dhe ish-përgjegjësi i sektorit të ALUIZNI-t të Sarandës, Laert Canaj. Këta zyrtarë janë arrestuar nën akuzën e veprës penale të “shpërdorimit të detyrës”. Sipas Prokurorisë, nga hetimi ka rezultuar se shtetasit e akuzuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dhënë leje legalizimi për një numër të lartë ndërtimesh dhe shtesa ndërtimesh, në kundërshtim me legjislacionin.

a.k

Gjiknuri: Na lanë një sektor energjetik në kolaps, do ta bëjmë fitimprurës deri në 2018-ën

Postuar në 27 Tetor, 2014 04:36

Në konferencën e organizuar nga kryeministri Rama për nisjen e aksionit të ndëshkimit të vjedhjes së energjisë, Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, ka thënë se hajdutët dhe ata që nuk paguajnë faturat e energjisë, do ndëshkohen. Ky sektor do kthehet fitimprurës në 2018-n, tha ministri.

Nis takimi që hap aksionin kundër vjedhjes së energjisë. A.Goxhaj ndalohet nga policia për protestë të paligjshme

Postuar në 27 Tetor, 2014 03:29

Ka filluar në orën 10 në Pallatin e Kongreseve takimi me temë “Mbrojtja e energjisë dhe lufta ndaj krimit urban dhe mjedisor, sfida të përgjegjësisë publike”, që do t’i japë shtysë fillimit të aksionit kundër vjedhjes së energjisë me dorë të hekurt në terren. Ndërkohë, është shoqëruar në polici Kreu i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorëve, Altin Goxhaj, për protestë paligjshme.  Ai pritej të protestonte para Pallatit të Kongreseve, kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Banka, Nishani “ja pret” Ramës: Kandidaturat për guvernator i propozoj unë

Postuar në 27 Tetor, 2014 03:14

Kjo javë pritet të jetë e rëndësishme lidhur me procesin e zgjedhjes së guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë. Burime zyrtare bëjnë të ditur për gazetën “Panorama” se Presidenti Nishani do të thërrasë në negociata përfaqësues të Parlamentit, Qeverisë dhe Opozitës për të tentuar konsensusin më të gjerë të mundshëm në zgjedhjen e emrit të ri.

Baton Haxhiu replikon me Ballën: “Kam 8 vjet që nuk punoj tek “Express. Je i vogël. Ke vdekur si Njeri, sepse gatuan shkronja të papërgjegjshme”

Postuar në 26 Tetor, 2014 16:38

Baton Haxhiu është përgjigjur sot ndaj akuzave të Sokol Ballës, bërë disa ditë më parë, përmes një postimi në “Facebook”. Akuzat i mëshonin idesë se Haxhiu ka spiunuar te policia serbe në Beograd se kush ishte i vëllai i Edi Ramës, madje duke e cilësuar gazetarin nga Kosova si udbash. Haxhiu thotë se po përgjigjet për shkak të publikut, i cili e ndjek gjerësisht emisionin e Ballës, edhe pse konkluzioni për atë shkrim përmblidhet me fjalët “idiot” dhe “turp që gënjen”. Haxhiu ia nis me faktet.

Energjia, skadon ultimatumi 5-ditor

Postuar në 26 Tetor, 2014 14:36

Afati i lënë nga kryeministri i vendit për vjedhësit e energjisë elektrike përfundon të hënën.  Pritet që shefi i qeverisë shqiptare të lançojë nisjen e një aksioni policor kombëtar për arrestimin e të gjithë atyre që vjedhin energjinë elektrike, gjatë një aktiviteti që do të zhvillohet të hënën me temë “Takim kombëtar. Mbrojtja e energjisë dhe lufta ndaj krimit urban dhe mjedisor, sfida të përgjegjësisë publike”.

“Gara” e emrave për Guvernator, mohimi i Seserit dhe një detaj nga intervista e kryeministrit…

Postuar në 26 Tetor, 2014 13:01

Përmendja e emrit të Rudina Seserit në disa media pas intervistës së kryeministrit Edi Rama, i cili në intervistën dhënë gazetarit Aleksandër Furxhi konfirmoi se një femër mund të jetë Guvernatori e ardhshëm i Bankës së Shqipërisë, ka sjellë edhe reagimin mohues të saj. Përmes profilit të saj në rrjetin social “Facebook”, Seseri ka deklaruar se aludimet për një angazhim të mundshëm të saj në BSH janë të pavërteta dhe se ajo nuk ka interes për postin e Guvernatorit të bankës.

“ANSA”: ISIS mund të sulmojë avionë linje

Postuar në 26 Tetor, 2014 12:02

Shërbimet sekrete gjermane japin alarmin rreth mundësisë që xhihadistët e shtetit islamik (ISIS) të kenë në zotërim raketa që mund të përdoren edhe për sulme ndaj avionëve të linjës. Agjencia italiane e lajmeve “Ansa” i referohet një artikulli të “Bild” sipas së cilës, këto dyshime të shërbimeve sekrete u janë transmetuar disa parlamentarëve gjermanë. Referuar artikullit, dyshimet janë se raketat janë të viteve '70 apo edhe më të avancuara dhe i janë marrë ushtrisë siriane.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme