Arkiv-Lajme

Ministri Çuçi: “70% e komunave nuk kanë bërë asnjë auditim në 20 vjet”. Zëdhënësi i KLSH-së: “Vetëm në tre vjet janë me dhjetëra”

Postuar në 29 Tetor, 2014 08:47

Ministri i Pushtetit Vendor, Bledi Çuçi, ka qenë sot në Komisionin Parlamentar të Ligjeve ku ka folur për detyrat që i dalin kësaj ministrie në kuptim të konstatimeve të Progres-Raportit. Dhe në këtë seancë ministri ka bërë një deklaratë që nuk është thënë më parë. “Javës tjetër një nga firmat audituese më të njohura në botë do të kontraktohet për këtë qëllim, që ne të bëjmë një vlerësim financiar të inventarëve, aseteve, borxheve, çdo gjë që kanë njësitë aktuale, dhe këtu dua t’u them një informacion të vogël. Janë rreth 70 përqind të komunave që në 20 vjet nuk kanë bërë asnjë auditim.

“Serbia, viktima e parë e LIIIB”. Kështu mendon autori rus Katasonov që thotë se NATO duhet të paguajë reparacione për sulmet e bëra

Postuar në 29 Tetor, 2014 07:38

Revista online “Strategic Culture Foundation”, boton sot një shkrim të autorit rus, doktro në shkencat ekonomike, Valentin Katasonov. Tema e shkrimit është Serbia dhe dëmet shkaktuar asaj nga shpërbërja e Jugosllavisë dhe sidomos bombardimi i NATO-s në vitin 1999. Katasonov e cilëson këtë akt, si të parin në atë që përkufizohet si nisja e Luftës së Tretë Botërore. Dhe Serbia është viktima e parë. Për autorin rus, ky agresion që po vazhdon i përshkallëzuar në Siri dhe në Ukrainë nga ana e Perëndimit, dikton thirrjen e një Potsdami të dytë, si ai pas LIIB.

Intervista/Blendi Fevziu: “Nuk besoj se do të ketë rigjykim për 21 janarin. Kryeministri kishte dijeni për arrestimin e Fullanit”. Për PD-në: “Lulzim Basha, zgjidhja e vetme”

Postuar në 29 Tetor, 2014 07:03

Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar përmes një interviste për “ResPublica” zhvillimet e kohëve të fundit që kanë prodhuar debate dhe përballje brenda klasës politike. Reforma në drejtësi, raportet PS-LSI si dhe çështja e Guvernatorit, janë tema të prekura, të cilat përcaktojnë stabilitetin politik aktual.

Shënim: Ku kanë shkuar shpenzimet buxhetore?

Postuar në 29 Tetor, 2014 05:30

Në 9-mujorin e parë të 2014-ës, të ardhurat buxhetore janë rritur rreth 350 milionë dollarë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, shpenzimet buxhetore kanë mbetur në të njëjtin nivel. Si rezultat, deficiti buxhetor është ulur me rreth 350 milion dollarë (ishte rreth 620 milionë në 2013-ën, është rreth 270 milionë në 2014-ën). Ulja e deficitit buxhetor, nga ana e saj, pakëson nevojën për shtimin e borxhit publik në të ardhmen.

“Shqip” “zbardh” projektbuxhetin dhe paketën fiskale 2015”: Taksë 10% mbi dividentin, TVSH për ndërtesat e reja, rritje e akcizës edhe për birrën dhe alkoolin

Postuar në 29 Tetor, 2014 05:12

Gazeta “Shqip” shkruan sot për projektbuxhetin e vitit 2015 që do të prezantohet së shpejti në Kuvendin e Shqipërisë. Gazeta shkruan se rritja ekonomike për vitin 2015 parashikohet të jetë 3.3%, me shtesë edhe në invesimet në masën 4.3%.

Basha: Menaxhimi i mbetjeve, 650 mijë dollarë kreditim për të realizuar projektin

Postuar në 29 Tetor, 2014 04:15

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha gjatë një tryeze për menaxhimin e integruar të mbetjeve theksoi se nevojiten 650 mijë dollarë kreditim për realizimin e projektit për mbetjet. Basha bëri të ditur se nuk duhet bërë politikë me trajtimin e plehrave, teksa evidentoi problemin se kontenierët në qytet janë të zbuluar, ndërsa landfilli po mbushet.  Kreu i bashkisë së Tiranës bëri të ditur se për realizimin e projektit për mbetjet në kryeqytet nevojitet vullnet politik. “Më parë mblidhej tarifa vetëm 15 % sot mblidhet 85 %. Kërkohet vullnet politik që projekti të zbatohet.

Shqipëria ngjitet 40 vende në klasifikimin e Bankës Botërore. Rama: Lajm i mirë

Postuar në 29 Tetor, 2014 03:57

Raporti "Doing Business" i Bankës Botërore, publikuar sot, e rendit Shqipërinë në vendin e 68-të në botë. Kryeministri Edi Rama e cilësoi si lajm të mirë ngjitjen me 40 vende të Shqipërisë në klasifikimin e Bankës Botërore për kushtet e bërjes biznes. “Lajm i mirë për kë do Shqipërinë e punës dhe sipërmarrjes: Ngjitemi 40 vende në klasifikimin e Bankës Botërore për kushtet e bërjes biznes!”, thekson kryeministri Rama.

Fyle i shkruan Tahirit: Operacioni antidrogë i suksesshëm. Vullnet politik për reformat, mbështetje nga KE

Postuar në 29 Tetor, 2014 03:51

Stefan Fyle, komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, i ka dërguar një letër ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ku vlerëson punën për operacionet e fundit anti kanabis. Duke vlerësuar angazhimin personal dhe institucional të Ministrit Tahiri, komisioneri thekson se operacionet e suksesshme, të kryera së fundmi, kundër kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve janë hapa të lavdërueshëm në drejtimin e duhur. Fyle shkruan në letrën e tij se Komisioni Europian është i gatshëm të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për reforma, me ekspertizë dhe mbështetje financiare.

Shkup/ Trafiku, hyjnë në fuqi gjobat marramendëse

Postuar në 29 Tetor, 2014 03:10

Edhe në Maqedoni prej të mërkurës kanë hyrë në fuqi gjobat e reja të larta për shkeljet në komunikacion. Agjencia e lajmeve INA shkruan se sipas ligjit të ri për siguri në komunikacionin rrugor, gjobat janë shumë të larta dhe të papërballueshme për të gjithë shkelësit e ligjit.

Ligj i ri për policinë në Turqi. Opozita: Shtet policor, ligji mund të përdoret kundër kritikëve të qeverisë

Postuar në 29 Tetor, 2014 02:59

Prej javësh në Turqi flitet për reforma në sistemin e sigurisë, madje Kryeministri Ahmet Davutoglu flet për "reforma revolucionare". “Deutsche Welle” raporton se Qeveria në Ankara po planifikon një reformë për ligjin e sigurisë në Turqi ndërkohë që kryeministri Davutoglu thotë se gjithçka është “sipas standarteve të BE”. “Ato do të mbrojnë liritë e individit dhe sigurinë e brendshme të shtetit. Kur dikush mban në dorë një bombë koktejl Molotov, atëhere mbaron e drejta për të protestuar dhe fillon dhuna”, paralajmëroi Kryeministri. Ndërkohë kritikët i tremben krijimit të një shteti policor.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme