Arkiv-Lajme

Kreu i OSHEE-së deklaron se janë 600 mijë lidhje të paligjshme. Debat i nxehtë për përfshirjen e policisë si dhe për rritjen e masës së gjobave

Postuar në 27 Tetor, 2014 17:06

Ka qenë i nxehtë debati për energjinë elektrike sot në emisionin “Opinion” ku është folur sidomos për natyrën e aksionit që qeveria ka ndërmend të marrë për ndaljen e vjedhjes dhe humbjeve. Çështja që është shtruar ka qenë ajo që lidhet me karakterin policor që po i jepet aksionit në fjalë, i cili është krahasuar me Lazaratin.

Serbët duan pikë me Shqipërinë, do kërkojnë riluajtjen e ndeshjes në Apel

Postuar në 27 Tetor, 2014 15:15

Pas vendimit që padyshim e meritonin shumë më të ashpër, autoritetet e futbollit të Serbisë mendojnë se nuk kishte pse të dilnin pa pikë nga ndeshja me Shqipërinë (i fituan, por ua hoqën si dënim). Kështu, ata kanë kërkuar që loja të riluhet, duke shprehur pakënaqësi ndaj vendimit të UEFA-s. "Ne duhet të kërkojmë zhvillimin e ndeshjes së re në fushë neutrale, pa shikues dhe të dëshmojmë se jemi të interesuar të luajmë futboll”, u shpreh për mediat serbe, nënkryetari i federatës së futbollit, Goran Milanoviç. "Kjo ka të bëjë edhe me ndeshjen e dytë, atë të kthimit.

Ekonomia vijon me ritme të ngadalta, Banka e Shqipërisë i trembet inflacionit

Postuar në 27 Tetor, 2014 15:01

Pas rënies që regjistroi në tremujorin e dytë, ekonomia duket se ka vijuar me ritme të ngadalta edhe në tremujorin e tretë të vitit, duke shfaqur prirje për rritje të inflacionit edhe për periudhën në vazhdim. Raporti i Politikës Monetare të  Bankës së Shqipërisë për tremujorin e tretë të vitit i konsideron deri diku të papritura këto zhvillime dhe thotë se aktiviteti i brendshëm ekonomik është goditur nga luhatje kalimtare të ofertës.

Kreu i KMSH-së, Bruçaj: “Ka dokumente shqip të shkruara përmes osmanishtes në Turqi. Vizita e Papës, e rëndësishme”

Postuar në 27 Tetor, 2014 14:41

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ka qenë sot i ftuar në emisionin “Debat” në “Channel One”, drejtuar nga Roland Qafoku. Bruçaj ka folur për përpjekjt e komunitetit, për traditën e besimit, për rolin e Hafiz Sabri Koçit, për kongresin e vitit 1923 si dhe për ringjalljen e revistës “Zani i Naltë”. Një nga pyetjet që i është drejtuar Bruçajt ka qenë edhe ajo, se përse nuk ka një katedër të gjuhës shqipe në universitetet kryesore turke, po të mbahet parasysh se katedra të gjuhës sonë ka deri në Pekin.

Nëse nuk ka marrëveshje politike mes kampeve, Kosova në zgjedhje të reja, thotë Presidenca

Postuar në 27 Tetor, 2014 12:56

Nuk duket të ketë dritë në fund të tunelit të ngërçit politik në Prishtinë. Në këtë mënyrë,

Brazil, Dilma konfirmon me siklet mandatin e dytë dhe premton reforma të fuqishme

Postuar në 27 Tetor, 2014 11:56

Me një fitore të vështirë, presidentja e majtë e Brazilit Dilma Rousseff u rizgjodh dje për një tjetër mandat katërvjeçar dhe menjëherë i ftoi kundërshtarët e saj për dialog, duke u angazhuar që të kryejë një reformë të thellë politike dhe të përforcojë luftën kundër korrupsionit. Kandidatja e Partisë së Punonjësve (PT) fitoi me 51,64% të votave kundër 48,36 të kundërshtarit të qendrës së djathtë Aecio Neves, i Partisë Socialiste braziliane.

Shefi i çetnikëve serbë premton ndihmën ushtarake të mijëra rusëve nëse ndërhyhet në Kosovë

Postuar në 27 Tetor, 2014 11:13

I kthyer së fundi në Serbi, pasi ka qenë inkuadruar përkrah separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës, kryetari i çetnikëve serbë, Branislav Zhivkoviç është shprehur se me mijëra rusë janë të gatshëm të luftojnë në Kosovë. Komandanti i çetnikëve serbë ka dhënë një intervistë për "Pravda-n", njofton gazeta Express, duke vënë në dukje se objekti i radhës është Kosova. “Pas vuajtjeve të popullit rus në Ukrainë, të cilëve iu dha më në fund ndihma, njëjtë po vuajnë edhe serbët në Kosovë dhe ndaj duhet ndërhyrje”, paska thënë Zhivkoviç.

a.k

Një njoftim nga Ministria e Brendshme për...veterinerët dhe kafshët shtëpiake!

Postuar në 27 Tetor, 2014 10:15

Ministria e Brendshme përmes një njoftimi për shtyp ka shprehur shqetësimin e saj për keqtrajtimin e kafshëve shtëpiake duke kërkuar nga qytetarët dhe veterinerët e rretheve të denoncojnë çdo rast të dhunës dhe organizmit të ndeshjeve të paligjshme me qen. 

Shtylla dhe Kosta, dy kandidatët e PS-së për anëtarë të KLD-së pas shkarkimit të Lelçajt e Çefës

Postuar në 27 Tetor, 2014 10:04

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PS-së, deputetët socialistë ranë dakord që dy vendet vakant për anëtarë të KLD-së t’i plotësojnë me juristë të njohur. PS miratoi kandidaturat e Vangjel Kostës dhe Albana Shtyllës, pas shkarkimit nga Kuvendi të dy anëtarëve Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj.

Nuk ka gjë se faturën e paguajnë të varfrit e ndershëm

Postuar në 27 Tetor, 2014 08:35

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka folur sot në aktivitetin e zgjeruar me temë energjinë elektrike. “Takim kombëtar. Mbrojtja e energjisë dhe lufta ndaj krimit urban dhe mjedisor, sfida të përgjegjësisë publike”, quhet takimi, ku ka marrë pjesë edhe minsitri i Brendshëm si dhe aleati i PS-së në koalicion, kreu i LSI-së, Ilir Meta. Në aktivitet ka folur edhe ministri i Brendshëm, sepse policia pritet të luajë një rol në eliminimin e vjedhjes. Ka shumë rëndësi ajo çfarë thotë kryeministri, pasi në emër të vjedhjes së energjisë, po ndërmerret një reformë që ka të bëjë me rishikimin e çmimit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme