Ekonomia vijon me ritme të ngadalta, Banka e Shqipërisë i trembet inflacionit

Pas rënies që regjistroi në tremujorin e dytë, ekonomia duket se ka vijuar me ritme të ngadalta edhe në tremujorin e tretë të vitit, duke shfaqur prirje për rritje të inflacionit edhe për periudhën në vazhdim. Raporti i Politikës Monetare të Bankës së Shqipërisë për tremujorin e tretë të vitit i konsideron deri diku të papritura këto zhvillime dhe thotë se aktiviteti i brendshëm ekonomik është goditur nga luhatje kalimtare të ofertës.
Banka e Shqipërisë nuk e fsheh shqetësimin se ngadalësimi ekonomik i vërejtur në tremujorin e dytë mund të reflektojë dobësi më të theksuara të kërkesës apo goditje më të forta ose më të gjata në kohë të ofertës.
Verifikimi i këtyre skenarëve sipas saj në të ardhmen do të nënkuptonte një kthim më të ngadaltë të inflacionit në objektiv dhe do të kërkonte një rishikim të mëtejshëm të politikës monetare.
Banka e Shqipërisë vlerëson se tkurrja e ekonomisë u ndikua në masën më të madhe nga tkurrja e stimulit fiskal dhe nga kontributi negativ i eksporteve neto.
Kështu të dhënat mbi tregtinë e jashtme në mallra, dëshmojnë për një tkurrje të lehtë vjetore të eksportit dhe një rritje të lehtë të importit për muajt korrik e gusht. Për pasojë, deficiti tregtar u zgjerua për këto dy muaj.
Në skenarin bazë të Bankës së Shqipërisë, norma vjetore e inflacionit pritet të luhatet në intervalin 1.1% - 3.7% pas katër tremujorëve, me një probabilitet ndodhjeje prej 90%.
l.m
Comments
Sa te bi icik shi ka thene
<p>Sa te bi icik shi ka thene Zaloshnja, pastaj edhe Deutschlandit do ja kalojme. </p>
Add new comment