Kreu i KMSH-së, Bruçaj: “Ka dokumente shqip të shkruara përmes osmanishtes në Turqi. Vizita e Papës, e rëndësishme”

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ka qenë sot i ftuar në emisionin “Debat” në “Channel One”, drejtuar nga Roland Qafoku. Bruçaj ka folur për përpjekjt e komunitetit, për traditën e besimit, për rolin e Hafiz Sabri Koçit, për kongresin e vitit 1923 si dhe për ringjalljen e revistës “Zani i Naltë”. Një nga pyetjet që i është drejtuar Bruçajt ka qenë edhe ajo, se përse nuk ka një katedër të gjuhës shqipe në universitetet kryesore turke, po të mbahet parasysh se katedra të gjuhës sonë ka deri në Pekin. Bruçaj ka deklaruar se ka një katedër të tillë në Edirne, duke shtuar se rëndësia e kësaj çështjeje ka dalë disa kohë më parë, kur disa dokumente të gjetura në arkivën e Stambollit, rezultuan se ishin në gjuhën shqipe, por të shkruara osmanisht. Bruçaj ka shtuar se edhe në vende si Jordania apo Egjipti, me të cilat shqiptarët kanë patur shumë kontake, ka rëndësi njohja e shqipes për aspekte të historisë. Bruçaj ka bërë vlerësime edhe për vizitën e Papa Françeskut në Tiranë.
s.z
Add new comment