Brazil, Dilma konfirmon me siklet mandatin e dytë dhe premton reforma të fuqishme

Me një fitore të vështirë, presidentja e majtë e Brazilit Dilma Rousseff u rizgjodh dje për një tjetër mandat katërvjeçar dhe menjëherë i ftoi kundërshtarët e saj për dialog, duke u angazhuar që të kryejë një reformë të thellë politike dhe të përforcojë luftën kundër korrupsionit. Kandidatja e Partisë së Punonjësve (PT) fitoi me 51,64% të votave kundër 48,36 të kundërshtarit të qendrës së djathtë Aecio Neves, i Partisë Socialiste braziliane. Rezultati i këtij raundi të dytë është më i ngushti që prej vitit 1985 kur në krye ishte diktatura ushtarake në Brazil, vendi më i madh i Amerikës Latine. Rousseff, 66 vjeçare, ka humbur terren krahasuar me zgjedhjen e saj të parë në vitin 2010, nën euforinë e mrekullisë social-ekonomike të presidentit Lula da Silva. Ngadalësimi ekonomik dhe skandalet e korrupsionit e kanë zbehur fort tërheqjen ndaj PT, në pushtet prej 12 vitesh.
a.k
Add new comment