Arkiv-Lajme

Nis me arrestime aksioni i paralajmëruar kundër vjedhësve të energjisë

Postuar në 26 Tetor, 2014 02:39

Ashtu sikurse u paralajmërua pak ditë më parë nga kryeministri, kanë nisur edhe arrestimet e para të personave që rezultojnë se vjedhin energjinë elektrike. Televizioni “News 24” raporton se një 45 vjecar është arrestuar në Lushnje pasi është konstatuar se kishte lidhur një kabëll në linjën e transmetimit nga ku merrte edhe energjinë elektrike.

Dosja hetimore/ Julian Sinanaj, si merrte porosi me e-mail për minat me telekomandë

Postuar në 26 Tetor, 2014 02:15

Dosja e bombave me telekomandë bëhet gati për në Gjykatë. “Gazeta Shqiptare” në një shkrim tryesot të saj shkruan se një biznesmen vlonjat rezulton të jetë i implikuar me bandën e bombave C4, pasi dyshohet që përmes Andon (Erjon) Mëhillajt, ka porositur të dyshuarin si vrasës me pagesë, Julian Sinanajn, të ekzekutojë J. M., një eksponent i njohur në qytetin e Vlorës. “Gazeta Shqiptare” ka mundur të sigurojë nga dosja hetimore që pritet të depozitohet këto ditë për Sinanajn në gjykatë.

Analistët në Kosovë: Blloku të heqë dorë nga kryeparlamentari që t’i hapet rruga zgjidhjes së ngërçit

Postuar në 26 Tetor, 2014 00:40

Pas gati 5 muajsh nga zgjedhjet dhe ende nuk është konstituuar Kuvendi në Kosovë. Sipas gazetës “Tribuna” analistët thonë se partitë e Bllokut LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje duhet të heqin dorë nga kryeparlamentari, në mënyrë që ta formojnë Qeverinë. Por, ata thonë se edhe presidentja duhet t’i garantojë partitë e Bllokut që herën e dytë do t’ua jap të drejtën për formimin e Qeverisë. Mundësia më e lehtë e Bllokut të 4 partive për ta formuar Qeverinë e re është që të heq dorë nga posti i kryeparlamentarit.

Klima/ Samiti i BE vendos të reduktojë 40% gazrave të dëmshëm deri në 2030

Postuar në 26 Tetor, 2014 00:17

Reduktim me 40% gazrave të dëmshëm deri në 2030. Kjo ishte rezultantja në Samitin e BE-së që përfundoi pas një mbledhje 10 orëshe. Diplomatët evropianë të cilët mund të dëgjonin diskutimet raportuan se, pas vullnetit të disa mbështetësve, debati i gjatë për qëllimet e mbrojtjes së klimës mori fund dhe i tregoi opinionit publik evropian aftësinë për të vepruar. “Deutsche Welle” raporton se pas mbledhjes maratonë u arrit një kompromis kompleks.

Arrestohet një tjetër biznesmen për shkak të një ndërtimi pa leje

Postuar në 25 Tetor, 2014 15:47

“Ora-News” njofton se një tjetër biznesmen që operon në sektorin e ndërtimit është arrestuar, bëhet fjalë për Dritan Mollën, pronar i firmës “Molla-L”, i ndaluar siç thuhet, sepse ndërtone një pallat pa leje. “Komisariati i Policisë nr.6 ka arrestuar në flagrancë shtetasin Dritan Molla i moshës 31 vjeç, sepse rreth orës 10.40 në rrugën “Aleksandri i Madh”, është konstatuar se punëtorët e firmes së tij “Molla-L” sh.p.k janë kapur duke ndërtuar një pallat 8-katësh pa leje të organeve kompetente ”, citohet njoftoimi i Policisë së Shtetit.

s.z 

Trafikimi i femrave; rriten denoncimet në bazë të një aplikimi teknologjik

Postuar në 25 Tetor, 2014 14:33

Teknologia në ndihmë të femrave të trafikuara. Në Shqipëri po shtohet ndërgjegjësimi për të denoncuar trafikimin e qenieve njerëzore. “Zëri i Amerikës” thotë se organizatat World Vision, USAID dhe NetHope kanë ofruar së bashku një aplikacion kompjuterik që qytetarët të denoncojnë sa më shpejt rastet e dyshuara për trafikimin e vajzave. Nga çelja e aplikimit “Raporto! Shpëto!” për telefonat smart androidë janë kryer mbi një mijë shkarkime të tij falas nga Google Play Store.

Tahiri letër Nishanit: Masa ndaj gjyqtarëve, kanë liruar 25 persona të akuzuar për vepra të rënda penale. Presidenca: Do bëjmë verifikimet e duhura

Postuar në 25 Tetor, 2014 13:09

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, përmes një letre të dërguar sot Presidentit Bujar Nishani, i ka kërkuar të marrë masa ndaj gjyqtarëve të cilët, përmes vendimeve të tyre kanë lënë të lirë, persona që siç thekson ai, janë me rrezikshmëri të lartë, pavarësisht pretendimeve të Prokurorisë për burgosjen e tyre. Në letrën e dërguar, Tahiri i shpreh Presidentit shqetësimin lidhur me këto vendime, ndërsa kërkon prej tij marrjen e masave ndaj këtyre gjyqtarëve.

Importuesit e karburanteve: Nëse rritet taksa e qarkullimit do rrisim çmimin e naftës

Postuar në 25 Tetor, 2014 10:39

Rritja e çmimit të karburanteve ka lidhje të drejtpërdrejtë me një rritje të mundshme të taksës së qarkullimit. Janë vetë importuesit e naftës që pohojnë se ndikimi në çmim do të jetë i menjëhershëm. Kreu i Shoqatës së Hidrokarbureve, Luigj Aliaj gjatë një interviste për “TV Klan” thotë se tregu i karburanteve në Shqipëri  nuk pranon një tjetër rritje të çmimit. Sipas Aliaj, arsyetimi i qeverisë , se rritja e tasës së qarkullimit nuk do të ndikojë në rritjen e çmimit të naftës tek konsumatori, është paradoksal.

Kurdët dhe Ushtria e Lirë Siriane, marrëveshje kundër ekstremistëve të Shtetit Islamik

Postuar në 25 Tetor, 2014 09:00

Sipas “Zërit të Amerikës”, Presidenti i Turqisë është shprehur se kurdët sirianë dhe luftëtarë e Ushtrisë së Lirë Siriane kanë bashkuar forcat për të mbrojtur qytetin kufitar të Kobanit nga ekstremistët e Shtetit Islamik. Recep Tayyip Erdogan, i cili ka rënë dakord të lejojë rebelët sirianë të përdorin vendin e tij si rrugë transiti për në Kobani, njoftoi se ishte arritur një marrëveshje për këtë çështje.

34 fëmijë të ngujuar nuk zhvillojnë asnjë orë mësimi. Dështon projekti

Postuar në 25 Tetor, 2014 08:47

Një projekt për arsimimin e fëmijëve të ngujuar në shtëpitë e tyre ka dështuar. “Vizion Plus” në një kronikë të përgatitur nga gazetarët e saj raporton se 34 fëmijë që janë aktualisht të ngujuar nuk zhvillojnë asnjë orë mësimi. Drejtorja e drejtorisë arsimore Shkodër thotë se është e vështirë që të shkohet në këto shtëpi për t’ju dhënë mësim fëmijëve. Fëmijët kur shkojnë në shkollë shoqërohen nga prindërit. Kurse në rastin e fëmijëve të ngujuar duhet dikush te iniciojë futjen e mësuesve ne shtëpitë e te ngujuarve. Kjo është një çështje e vështirë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme