Importuesit e karburanteve: Nëse rritet taksa e qarkullimit do rrisim çmimin e naftës

Postuar në 25 Tetor, 2014 10:39

Rritja e çmimit të karburanteve ka lidhje të drejtpërdrejtë me një rritje të mundshme të taksës së qarkullimit. Janë vetë importuesit e naftës që pohojnë se ndikimi në çmim do të jetë i menjëhershëm. Kreu i Shoqatës së Hidrokarbureve, Luigj Aliaj gjatë një interviste për “TV Klan” thotë se tregu i karburanteve në Shqipëri  nuk pranon një tjetër rritje të çmimit. Sipas Aliaj, arsyetimi i qeverisë , se rritja e tasës së qarkullimit nuk do të ndikojë në rritjen e çmimit të naftës tek konsumatori, është paradoksal. Ai sqaroi edhe arsyen se perse ulja e çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar nuk ndihet në masën e duhur në Shqipëri. Shqipëria ynë  importon rreth  400.000 ton naftë në vit dhe konsumon afërsisht 500.000 ton.  Qeveria pritet këto ditë të bëjë publike paketën e re fiskale ku sipas  zërave nga  bizneset një nga taksat që do të rritet nga  1 janari 2015-të është  rritja me 10 lekë të tjera e taksës mbi qarkullimin, të cilët qytetarët e paguajnë në çmimin final të karburanteve.

L.V

 

http://tvklan.al/importuesit-e-karburanteve-paralajmerojne-qeverine-rrisim-cmimin-e-naftes-nese-rritet-taksa-e-qarkullimit/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.