Nis me arrestime aksioni i paralajmëruar kundër vjedhësve të energjisë

Ashtu sikurse u paralajmërua pak ditë më parë nga kryeministri, kanë nisur edhe arrestimet e para të personave që rezultojnë se vjedhin energjinë elektrike. Televizioni “News 24” raporton se një 45 vjecar është arrestuar në Lushnje pasi është konstatuar se kishte lidhur një kabëll në linjën e transmetimit nga ku merrte edhe energjinë elektrike.
Operacioni masiv i punonjësve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe forcave policore pritet të nisë nësër (e henë). Referuar deklarimeve të kryeministrit, aksioni do të nisë fillimisht nga bizneset për të kaluar më pas tek individët. Ata që do të rezultojnë se vjedhin energjinë elektrike, sipas paralajmërimeve, do të arrestohen menjëherë.
n.k
Add new comment