Arkiv-Lajme
Didi, urdhër policisë: Monitoroni ecurinë e procedimeve penale në prokurori e gjykata
Nuk mjafton vetëm procedimi penal. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Artan Didi urdhëron drejtoritë e policisë në qarqe dhe në nivel komisariati që të gjithë punonjësit e policisë që referojnë procedime penale në prokurori, të monitorojnë ecurinë e procedimin si në prokurori dhe në gjykata. Kjo bëhet me qëllim forcimin e luftës kundër korrupsionit brenda sistemit të drejtësisë, si një shqetësim i prekshëm i qytetarëve.Sipas urdhrit 478 të Drejtorit të Përgjithshëm, policia duhet të mbledhë informacion për:
Çlirimi nga nazistët, Putin uron ukrainasit. “Të ruajmë traditën e mrekullueshme të miqësisë vëllazërore”
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka uruar ukrainasit me rastin e 70-vjetorit të çlirimit nga nazistët. “Baballarët dhe vëllezërit tanë luftuan trimërisht dhe me vetëmohim, krah për krah, në të njëjta radhë, për lirinë dhe pavarësinë e Mëmëdheut, duke përballur armikun dhe duke përgatitur fitoren e shumëpritur. Ne duhet me kujdes që të ruajmë këtë traditë të mrekullueshme të miqësisë vëllazërore dhe ndihmës së ndërsjellë që ata nisën”, thotë Putin në një deklaratë të posaçme. Ukraina e përkujton çlirimin më 28 tetor.
Gazeta malazeze “Informer” kërkon ndjesë për titullin fyes ndaj shqiptarëve më 16 tetor
Pas një titulli “në gjaknxehtësi e sipër” pas ndeshjes me Serbinë, e përditshmja “Informer” e Malit të Zi kërkoi ndjesë sot, pse iu drejtohej shqiptarëve me termin “Siptarska svinjarina” (Derr-honja shqiptare).
Thaçi flet nga FB, thumba Haradinajt: Kosova s’mund të qeveriset nga liderë të pavotuar kurrë
Përmes një postimi në Facebook, kryeministri I Kosovës Hashim Thaçi e ka thumbuar fort kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, duke thënë se ka mbaruar përgjithmonë koha kur Kosova është qeverisur nga liderë që kurrë nuk kanë arritur të fitojnë numra dyshifrorë në zgjedhje.
Postimi në Facebook:
Komisioni i Ligjeve rrëzon dy kandidaturat e Nishanit për Gjykatën e Lartë. “Nuk u konsultua me Kuvendin”
Dy kandidaturat e Presidentit Nishani për Gjykatën e Lartë, Sokol Ngresi dhe Elona Stavri, janë rrëzuar sot nga Komisioni parlamentar i Ligjeve, ndërsa Spartak Braho i LSI-së ka votuar pro një kandidati. Braho është shprehur se po rrëzohen figura shumë të mira. “Nuk kam arsye të votoj kundër Sokol Ngresit”, ka shtuar ai, “kemi rënë në kurthin e presidentit. Presidenti propozon ne rrëzojmë”.
Kujtohet Festa Kombëtare e Greqisë në Këlcyrë, tensione me Aleancën Kuqezi dhe Vetëvendosjen
Dita e Festës Kombëtare e Greqisë, që përkon me refuzimin e qeverisë greke ndaj ultimatumit italian në vitin 1940, është nderuar sot paradite në Këlcyrë. Përfaqësues të politikës greke, të shoqëruar nga Vangjel Dule dhe Vangjel Tavo, kanë përkujtuar ushtarët grekë të vrarë në territorin shqiptarë gjatë luftës italo-greke. Por gjatë këtij përkujtimi ka pasur edhe tensione, pas pranisë së përfaqësuesve të Aleancës Kuqezi dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Ata kanë kërkuar që të pengojnë pjesmarrësit në këtë ceremoni, ndërsa mbanin flamuj kombëtarë në duar.
Sërish akuza për Baton Haxhiun dhe lidhjet serbe. “Kosova sot” sjell dëshminë e një agronomi
Ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave të tjera të Prishtinës intervista e agronomit Shefqet Ismajli nga Vitia, i cili sjell dëshmi për “Kosova Sot”, për përfshirjen e Baton Haxhiut me shërbimin sekret jugosllav në kohën që Kosova po dhunohej barbarisht nga Serbia.
Serbët bëhen qesharakë. Kurir: “Lojtarët serbë, në Shqipëri mund t’i vrasë ISIS”
Po kalojnë në idiotësi. Vetëm kështu mund të quhet spekullimi qesharak I gazetës serbe Kurir, që ka hapur numrin e sotëm me “lajmin” se “Serbët janë të kërcënuar nga sulmet terroriste nga grupi islamik ISIS dhe nuk i garantohet siguria në Shqipëri”. Gazeta u referohet “burimeve të besueshme nga strukturat e sigurisë”.
Intervista/ Dr.Luan Topçiu: Merita e Kadaresë; nxori kulturën shqiptare nga kompleksi i kulturës periferike
nga Leonard Veizi
Rreth 1000 nazistë u përdorën nga CIA dhe FBI. Mes tyre, ndihmësi i Eichman dhe Aleksandras Lileikis, përgjegjës për vrasjen e 60 000 hebrejve
Shërbimet amerikane të inteligjencës kanë përdorur rreth 1000 ish-nazistë si agjentë apo informatorë gjatë Luftës së Ftohtë. Edhe pse çështja ka kohë që qarkullon, ajo konfirmohet nga publikimi i dokumenteve dhe nga disa intervista. Një ndër agjentët e përdorur nga CIA ka qenë edhe Otto von Bolschwing, ndihmësi më i ngushtë i Adolf Eichman, arkitekti i Zgjidhjes Finale për hebrejtë. Inetersant është qëndrimi i djalit të tij, Gus von Bolschwing, i cili siç citon “New York Times” thotë se “Kjo nuk duhet të ndodhte. Ai kurrë nuk duhet të ishte pranuar në SHBA.