Gazeta malazeze “Informer” kërkon ndjesë për titullin fyes ndaj shqiptarëve më 16 tetor

Pas një titulli “në gjaknxehtësi e sipër” pas ndeshjes me Serbinë, e përditshmja “Informer” e Malit të Zi kërkoi ndjesë sot, pse iu drejtohej shqiptarëve me termin “Siptarska svinjarina” (Derr-honja shqiptare).
Gazeta ka botuar një ndjesë për të gjithë lexuesit dhe qytetarët shqiptarë që banojnë atje, pas titullit fyes që kishte nxjerrë në faqe të parë. Ajo tha se në shtatë muajt e parë të punës së saj, gazeta nuk ka pasur kurrë një qëllim për të fyer ndonjë person. "Redaksia e ‘Informer’ nuk ka ndërmend të fyejë qytetarët me origjinë shqiptare, të cilët jetojnë në këtë zonë për shekuj me radhë, sepse ne e dimë me siguri që ata janë lexuesit tanë besnikë. Ne ju garantojmë që stafi ynë i vogël editorial dhe njerëzit që punojnë në të, nuk mund të jenë një kërcënim për stabilitetin dhe harmoninë kombëtare në Mal të Zi", thotë teksti.
Shoqëria civile në Malin e Zi pat reaguar ndaj këtij titulli si një fyerje ndaj kombit, dhe veçanërisht komunitetit shqiptar që jeton atje, si dhe një diskriminim ndaj një “grupi që i përket një kombi të caktuar”.
a.k
Add new comment