Arkiv-Lajme

Lojërat e Fatit, raporti i Task-Force: Është shkaktuar një dëm prej miliona eurosh për buxhetin e shtetit

Postuar në 29 Tetor, 2014 01:58

Pas kallëzimit të bërë nga Drejtoria e Auditit, pranë Ministrisë së Financave, njësia e specializuar Task-Forcë, pranë prokurorisë së Tiranës, që në muajin shkurt 2014, ka nisur një hetim të gjerë për Njësinë e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit. Hetimi ka nisur. Gazetarja Klodiana Lala në një shkrim të sajin botuar në “Gazeta Shqiptare” raporton se nga Auditi për vitin 2012-2013, janë konstatuar shkelje të rënda, të kryera nga zyrtarët dhe punonjësit e Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.

Ministria e Jashtme çon në Kuvend një raport “sekret” për ndeshjen Serbi-Shqipëri

Postuar në 29 Tetor, 2014 01:43

Ministria e Jashtme, raport “sekret” në Kuvend për ndeshjen Serbi-Shqipëri. Kështu shkruhet sot në shkrimin kryesor të “Gazeta Shqiptare”. Lajmi u pohua nga kryetarja e Komisionit parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë, Arta Dade. Sipas “Gazetës” Ministria e Punëve të Jashtme ka dorëzuar dje në Kuvend një material të detajuar lidhur me hapat që janë marrë nga Tirana zyrtare për çështjet që pasuan incidentin e Beogradit, ditën që u zhvillua ndeshja Serbi-Shqipëri.

Komisioni i Venecias, opsioni që mund të zgjidhë ngërçin institucional në Kosovë

Postuar në 29 Tetor, 2014 01:35

Dërgimi i pikës 127 për zgjedhjen e kryeparlamentarit që vazhdon të mbetet si pika kyçe për të kaluar ngërçin politik në Kosovë. Ndërsa në median vendase është hedhur ideja se Komisioni i Venecias mbetet si alternativë ende e pashfrytëzuar nga palët në përpjekjet e tyre për tejkalimin e bllokadës institucionale. Gazeta” Tribuna” në kryeartikullin e saj të sotëm shkruan se ika 127, sipas njohëseve të çështjeve juridike mund të dërgohet në Komisionin e Venecias, mirëpo edhe për këtë ka disa rregulla që duhet respektuar dhe disa kritere që duhen plotësuar.

Gallatë apo turp? Shkodër, ndeshja ndërkombëtare e basketit nuk luhet, tabela e pikëve nuk ndizej

Postuar në 28 Tetor, 2014 15:59

Të qash apo të qeshësh? Një tjetër ndeshje ndërkombëtare e jona ka shkuar keq, këtë herë në basket, por për arsye krejt të tjera. Pasditen sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës, do luhej ndeshja e shumëpritur e Ligës Ballkanike në basketboll për meshkuj mes Vllaznisë dhe Mornar të Tivarit. Por tabela e re elektronike e blerë nga klubi shkodran ditët e fundit, nuk ka funksionuar ashtu siç duhet dhe për këtë arsye, takimi nuk ka nisur fare.

Si në filma: Bankieri sajon vetëvrasjen e vet, por zbulohet pas dy vjetësh. Kishte shpërdoruar miliona

Postuar në 28 Tetor, 2014 15:03

Pasi shpërdoroi e vodhi miliona dollarë, sajoi vetëvrasjen e tij dy vjet më parë dhe jetonte nën identitet tjetër. Por ish-drejtori i një banke në Georgia, SHBA, u zbulua dhe tashmë është dënuar me 30 vjet burg. Fjala është për 48 vjeçarin Aubrey Lee Price, i cili ishte shpallur legalisht i vdekur derisa u bë i gjallë vitin e kaluar. Qershorin e kaluar ai ishte shpallur fajtor për mashtrim dhe vjedhje parash, por me këtë inskenim atij i janë shtuar akuzat. Price kishte ndryshuar pamjen, flokët, por nuk mundi të fshihet për shumë kohë.

a.k

49 të arrestuar në ditën e parë të aksionit për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë

Postuar në 28 Tetor, 2014 14:08

Në ditën e parë të aksionit për ndërprerjen e të gjitha lidhjeve të paligjshme të energjisë që furnizonin në mënyrë ilegale biznese dhe subjekte tregëtare, policia njoftoi arrestimin e 49 personave dhe shpalljen në kërkim të 7 të tjerëve.

21 nga të arrestuartit i përkasin qarkut të Tiranës, ndërsa të ndaluarit e tjerë janë nga qarqet, Tiranë, Lezhë, Durrës, Kukës, Berat, Korçë, Elbasan, Shkodër, Dibër, Vlorë e Gjirokastër.

Policia ka kryer edhe  ndalimin e një faturisti të OSHEE-se në Tiranë si dhe të një inxhinieri dhe një elektriçisti në Fier.

Rama, nesër para pensionistëve dhe invalidëve për çmimin e energjisë elektrike

Postuar në 28 Tetor, 2014 13:59

Duke parë se çështja e energjisë elektrike, (fusha aktuale e vëmendjes së qeverisë ku rritja e çmimit është në qendër të debatit), po prekur ndjeshmëritë e shtresave në nevojë, kryeministri Rama ka vendosur të sqarojë personalisht pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar. Rama bën të ditur përmes fb se do të zhvillojë nesër në orën 17:00 një takim për energjinë me këto grupe, duke nisur njoftimin me “Kryeministri juaj...”

Kandidatja e kryeministrit Rama për guvernatore të Bankës së Shqipërisë, Marta Muço

Postuar në 28 Tetor, 2014 13:03

Emri që kryeministri Rama kishte në mendje si kandidate për guvernatore e Bankës së Shqipërisë, është Marta Muço. Këtë opsion kanë hedhur disa media, e para revista Monitor. Dhe bëhet fjalë për një eksperte të Bankës Botërore dhe profesoreshë të politikës monetare, me një përvojë të gjerë ndërkombëtare në sektor. Marta Muço e cila ndodhet aktualisht në Uashington nuk mohon faktin se është e interesuar për të drejtuar Bankën Qendrore të Shqipërisë, thotë shqiptarja.com.

Papa Françesku “përqafon” shkencën: Evolucioni dhe Big Bangu janë të sakta

Postuar në 28 Tetor, 2014 11:51

Një deklaratë historike mund të cilësohet ajo e Papa Françeskut për raportet midis fesë dhe shkencës. Sipas Papës, teoria e evolucionit dhe ajo e Bing Bang-ut janë të sakta sepse zoti nuk është magjistar. “Teoria e evolucionit dhe ajo e Big Bang-ut janë të sakta sepse Zoti nuk është një magjistar me shkopin magjik. Kur lexojmë apo flasim për krijimin dhe fillesën rrezikojmë të imagjinojmë Zotin si magjistar me një shkop magjik në dorë në gjendje për të bërë gjithçka.

Ligji për komandimin e Forcave të Armatosura, Gjykata Kushtetuese shqyrton kërkesën e Nishanit

Postuar në 28 Tetor, 2014 11:08

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi sot padinë e Institucionit të Presidentit të Republikës mbi papajtueshmërinë me kushtetutën të ligjit për drejtimin dhe komandimin e Forcave të Armatosura. Tv Klan raporton se në mbrojtjen që avokatja e shtetit i bëri pretendimeve të presidencës nënvizoi se ligji ka kaluar pa u konsultuar me palët dhe grupet e interesit dhe në shkelje te marveshjes se Uashingtonit. Sipas saj nuk janë marrë në konsideratë kompetencat e presidentit që e përqasin pozicionin e tij si me vendet e tjera në NATO si komandant i Forcave të Armatosura.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme