Komisioni i Venecias, opsioni që mund të zgjidhë ngërçin institucional në Kosovë

Dërgimi i pikës 127 për zgjedhjen e kryeparlamentarit që vazhdon të mbetet si pika kyçe për të kaluar ngërçin politik në Kosovë. Ndërsa në median vendase është hedhur ideja se Komisioni i Venecias mbetet si alternativë ende e pashfrytëzuar nga palët në përpjekjet e tyre për tejkalimin e bllokadës institucionale. Gazeta” Tribuna” në kryeartikullin e saj të sotëm shkruan se ika 127, sipas njohëseve të çështjeve juridike mund të dërgohet në Komisionin e Venecias, mirëpo edhe për këtë ka disa rregulla që duhet respektuar dhe disa kritere që duhen plotësuar. Adresimin e kësaj çështje në Komision del se mund ta bëjë vetëm Kuvendi si institucion shtetëror dhe presidentja Atifete Jahjaga. Për dërgimin e saj nga deputetët e Kuvendit të Kosovës sipas ekspertëve juridikë, duhet së pari të arrihet konsensus në mes palëve, në mënyrë që këshilla e dhënë të pranohet nga të gjitha palët.
L.V
Comments
Komisioni i Venecias, trapa!
Komisioni i Venecias, trapa!
Add new comment