Rama, nesër para pensionistëve dhe invalidëve për çmimin e energjisë elektrike

Postuar në 28 Tetor, 2014 13:59

Duke parë se çështja e energjisë elektrike, (fusha aktuale e vëmendjes së qeverisë ku rritja e çmimit është në qendër të debatit), po prekur ndjeshmëritë e shtresave në nevojë, kryeministri Rama ka vendosur të sqarojë personalisht pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar. Rama bën të ditur përmes fb se do të zhvillojë nesër në orën 17:00 një takim për energjinë me këto grupe, duke nisur njoftimin me “Kryeministri juaj...”

“Çdo shqiptar, njeri i arsyeshëm, duhet të bashkohet me qeverinë në këtë përpjekje që ka një karakter historik, nëse duam që të shpëtojmë nga kjo barrë e madhe që i merr frymën vendit tonë dhe nuk e lë të zhvillohet”, shkruan Rama.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.