Gallatë apo turp? Shkodër, ndeshja ndërkombëtare e basketit nuk luhet, tabela e pikëve nuk ndizej

Postuar në 28 Tetor, 2014 15:59

Të qash apo të qeshësh? Një tjetër ndeshje ndërkombëtare e jona ka shkuar keq, këtë herë në basket, por për arsye krejt të tjera. Pasditen sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës, do luhej ndeshja e shumëpritur e Ligës Ballkanike në basketboll për meshkuj mes Vllaznisë dhe Mornar të Tivarit. Por tabela e re elektronike e blerë nga klubi shkodran ditët e fundit, nuk ka funksionuar ashtu siç duhet dhe për këtë arsye, takimi nuk ka nisur fare. Problemet e shfaqura që në mesditën e sotme nuk janë rregulluar as pasdite ndonëse nga Kosova kanë ardhur teknikët e firmës që e ka tregtuar këtë tabelë por edhe ata nuk i kanë rënë dot në të. Basketbollistët e të dy ekipeve kanë zbritur megjithatë në fushën e lojës duke bërë nxemjen e zakonshme e bashkë me ta edhe gjyqtarët e takimit, dy grekë dhe një bullgar. Ata kanë zbatuar rregulloren duke pritur plot 60 minuta që ky problem të rregullohej, por nuk qe e thënë. Kështu, u vendos që ndeshja të mos zhvillohej.

a.k

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.