Ligji për komandimin e Forcave të Armatosura, Gjykata Kushtetuese shqyrton kërkesën e Nishanit

Postuar në 28 Tetor, 2014 11:08

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi sot padinë e Institucionit të Presidentit të Republikës mbi papajtueshmërinë me kushtetutën të ligjit për drejtimin dhe komandimin e Forcave të Armatosura. Tv Klan raporton se në mbrojtjen që avokatja e shtetit i bëri pretendimeve të presidencës nënvizoi se ligji ka kaluar pa u konsultuar me palët dhe grupet e interesit dhe në shkelje te marveshjes se Uashingtonit. Sipas saj nuk janë marrë në konsideratë kompetencat e presidentit që e përqasin pozicionin e tij si me vendet e tjera në NATO si komandant i Forcave të Armatosura.

Përfaqësuesit ligjor të Kuvendit të Shqipërisë dhe të Këshillit të Ministrave u mbrojtën duke thënë se ligji në fjalë nuk shkel dhe as anashkalon kompetencat e kreut të shtetit në cilësinë e komandantit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura, po sipas tyre ndryshimet kanë bëjnë me sistemin e drejtimit dhe komandimit të ushtrisë.

Ky pretendimi i kuvendit është kundërshtuar në mënyrë të hapur nga anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo i cili duke iu drejtuar përfaqësuesve të kuvendit tha se janë anashkaluar kompetencat e presidentit dhe pasi ai nuk është konsideruar as si partner ne drejtimin e Forcave të Armatosura.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.