Arkiv-Lajme
Regjisori Blazhevski: “Pjesëmarrja jonë në garën për Oscar, komike. Krijuesit ballkanikë, të pasinqertë dhe u mungon pasioni”
“KultPlus” i ka marrë një intervistë regjisorit maqedonas Vladimir Blazhevski, i cili pra disa vitesh u nominua për çmmin “Oskar”. Ka rëndësi komenti i Blazhevskit për kinemanë ballkanike, e përfshirë nga simptoma thuajse të ngjashme, me produksione që nuk përfaqësojnë thuasje asgjë, eca më keq, që shpesh prodhojnë edhe debate shterpe. Një tjetër problem është edhe gara për të çarë në skenat ndërkombëtare, për të “kapur” Perëndimin, që tradhëton një kompleks inferioriteti. “Unë po e përjetoj tregimin e Oscarit si një lloj prove të kompleksitetit dhe inferioritetit tonë.
Partizani-Elbasani, policia nuk lejon tifozët të mbajnë pankarta kundër UEFA-s dhe Platinisë
Dhjetëra tifozë të Partizanit janë ndaluar para hyrjes në stadiumin “Qemal Stafa” për të ndjekur ndeshjen mes Partizanit dhe Elbasanit, për shkak se ata mbanin në duar pankarta me shkrime kundër UEFA-s dhe presidentit Mishel Platini. Rregullorja e futbollit në stadium nuk lejon pankarta kundër UEFA-s, ndaj policia u ka marrë pankartat tifozëve dhe nuk i ka lejuar t’i fusin në stadium.
n.k
Rikthehet ndotja në Krujë, “Vizion Plus” raporton se janë rindezur furrat e gëlqeres
Disa impiante të përpunimit të inerteve kanë filluar punë duke rikthyer ndotjen e madhe në hapësirën nga Kruja ne Tiranë. Impiantet qëndruan në heshtje vetëm dy javë për të rifilluar aktivitetin e paligjshëm gjatë orëve të natës.
OKB mohon se ka propozim të ri për emrin
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka hedhur poshtë zërat se ndërmjetësi për emrin Matthew Nemetz do të propozojë një zgjidhje të re për emrin. Zëdhënësi i OKB-së Farhan Hak, i cili është një nga tre zyrtarët që flasin në emër të ndërmjetësit Nemetz, thotë për javoren maqedonase “Republika” (cituar nga zhurnal.mk), se nuk ka një propozim të ri për emrin, ashtu siç u raportua nga mediet greke.
Lirohet biznesmeni i ndërtimit Hajredin Fratari
Lirohet Hajredin Fratari, biznesmeni i ndërtimit i cili u arrestua dy ditë më parë për akuzën e ndërtimit të paligjshëm. “Ora News” raporton se lirimi i tij është bërë me urdhrin e prokurorit Adriatik Cama. Sipas tij në momentin e arrestimit nuk janë respektuar kushtet për kapjen e personit në flagrancë.
Aksioni i INUK, Bare: Qytetarëve iu janë rikthyer 98 mijë metra katrorë sipërfaqe
Ndërsa Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar po vijon aksionin e lirimit të hapësirave publike, kampet politike janë përfshirë në akuza. Pas Partisë Demokratike që akuzon për prishje selektive të ndërtesave, Partia Socialiste ka dalë në mbështetje të aksionit.
Deputeti socialist Besnik Bare tha se falë këtij aksioni deri më tani janë liruar 98 mijë metra katrorë hapësirë publike që iu janë rikthyer qytetarëve. Në vijim të deklaratës, deputeti socialist konfirmoi se aksioni që është në proces do të vijojë deri në lirimin e plotë të hapësirave publike.
n.k
Publikohen fotot. Çipa takon Bruçajn: Predikuesit radikalë të mbahen larg xhamive
Informacionet për riaktivizim të predikimeve radikale në xhaminë e Unazës së Re dhe atë të Mëzesit kanë bërë që të takohen Drejtori i Policisë së Tiranës Ardian Çipa dhe Kreu i Komunitetit Mysliman Skënder Bruçaj. “A1 Report” ka publikuar disa foto nga takimi i zhvilluar dy ditë më parë pa praninë e medias, ku mësohet të jetë folur në lidhje me shkëmbimin e informacionit dhe parandalimit në kohë të aktiviteteve terroriste si dhe grupimeve të kamufluar nëpër xhamitë shqiptare.
“La Stampa”: Rikthimi i Monica Lewinsky, për fushatën kundër ngacmimeve apo për kandidaturën e pritshme të Hillary Clinton?!
“Monica Lewinsky është rikthyer, s’ka dyshim. Shfaqet kudo, flet, shkruan. I vetmi dyshim është motivi”. Me këto fjali e nis artikullin e saj gazeta italiane “La Stampa” e cila trajton diskutimet që po zhvillohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për rikthimin publik të personazhit të skandalit seksual me presidentin Bill Clinton.
Serbja“Blic”: A e “pranoi” Putin pavarësinë e Kosovës?
Zyrtarët serb nuk shohin asgjë të keqe në deklaratat e fundit që ka bërë presidenti rus Vladimir Putin, ku e barazon rastin e Kosovës me atë të Krimesë. Gjatë një konference për media, Putin ka deklaruar se Krimea është pjesë e Ukrainës e cila është aneksuar nga Rusia, njësoj si edhe rasti i Kosovës. Sipas Putinit, dallimi i vetëm ndërmjet tyre është se Krimea është ndarë me anën e një referendumi, ndërkaq Kosova me anë të një deklarate të pavarësisë.
“Panorama”: Siguracionet, kategoritë që do paguajnë më shumë
Gazeta “Panorama” shkruan sot se “burime pranë dy prej kompanive të sigurimeve bënë me dije se ka pasur disa diskutime me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare dhe Italia duket shembulli më i mirë pasi është edhe më i përafërt në pjesën e kushteve të tregut, të paktën në disa drejtime. Ndërsa duke cituar burime pranë kompanive të sigurimit, gazeta shkruan se aktualisht po flitet për një ndarje me 18 kategori sa i përket sigurimit të mjeteve motorike.