Regjisori Blazhevski: “Pjesëmarrja jonë në garën për Oscar, komike. Krijuesit ballkanikë, të pasinqertë dhe u mungon pasioni”

Postuar në 26 Tetor, 2014 11:03

“KultPlus” i ka marrë një intervistë regjisorit maqedonas Vladimir Blazhevski, i cili pra disa vitesh u nominua për çmmin “Oskar”. Ka rëndësi komenti i Blazhevskit për kinemanë ballkanike, e përfshirë nga simptoma thuajse të ngjashme,  me produksione që nuk përfaqësojnë thuasje asgjë, eca më keq, që shpesh prodhojnë edhe debate shterpe. Një tjetër problem është edhe gara për të çarë në skenat ndërkombëtare, për të “kapur” Perëndimin, që tradhëton një kompleks inferioriteti. “Unë po e përjetoj tregimin e Oscarit si një lloj prove të kompleksitetit dhe inferioritetit tonë. Për shtetet e vogla si ne, hyrja në këtë garë nënkupton lobim, të bëhemi pjesë e botës dhe të dukemi. Të merremi me globalizmin, komik do të thoja unë. Nuk bëhet fjalë për kualitetin e filmave. Nëse filmi ka mundësi shpërndarjeje në shtetet evropiane, ka partnerë, atëherë ka disa mundësi. Dhe këta filma janë të rrallë. Deri tani, i gjithë pompoziteti rreth kandidaturës së shteteve tona është i tepërt. Gjithçka është e kuptueshme për mua, dhe psikiatria e shpjegon shumë mirë. Janë momente kur harrohet poshtërimi, mjerimi, kur merresh me glamurin, kalon pak minuta të famës dhe mendon se je pjesë e kësaj botës së madhe të ëndërruar”, thotë Balzhevski.  Kur vjen puna për të zbardhur minuset e krijuesve ballkanikë, regjisori me origjinë maqedonase bën një pohim që na vjen thuajse identik edhe për filmat këtu në Shqipëri. “Na mungon sinqeriteti dhe pasioni, prandaj përfundojmë duke prodhuar filma me renditje të mirë kronologjike, me modele të vjedhura dhe me zhanre që tanimë janë shteruar. Disa filma nuk thonë asgjë, absolutisht asgjë. Nuk është vështirë të gjesh një koncept të rëndë, apo siç thotë shprehja angleze, heavy concept. Duhet të ikim larg patetizmit dhe të merremi me të kaluarën e të tashmen. Në anën tjetër, e mbivlerësojmë rolin e artit dhe parasë në të bërit filma. Shumë prej nesh ankohemi në kushte. Në këtë rast më duhet të sjellë në tavolinë filmin e Danis Tanovic, i cili është xhiruar me vetëm 15 mijë euro dhe ka dalë i mahnitshëm. Do të duhet ta shihnit që të bindeshit, sa tregues i mirë i gjendjes është ky film”, thotë ai.

http://kultplus.com/?id=11&i=181

s.z

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Ky i ziu sipas shprehjes &quot;C&#39;ka barku i nxjerr bardhaku&quot; para se te kete leshuar kete interviste do ta kete pire pa uje dhe o burra rrofte sinqeriteti. Prite kur t&#39;i fusin ndonje dru koleget e vet tashti.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.