Publikohen fotot. Çipa takon Bruçajn: Predikuesit radikalë të mbahen larg xhamive

Postuar në 26 Tetor, 2014 05:41

Informacionet për riaktivizim të predikimeve radikale në xhaminë e Unazës së Re dhe atë të Mëzesit kanë bërë që të takohen Drejtori i Policisë së Tiranës Ardian Çipa dhe Kreu i Komunitetit Mysliman Skënder Bruçaj.  “A1 Report” ka publikuar disa foto nga takimi i zhvilluar dy ditë më parë pa praninë e medias, ku mësohet të jetë folur në lidhje me shkëmbimin e informacionit dhe parandalimit në kohë të aktiviteteve terroriste si dhe grupimeve të kamufluar nëpër xhamitë shqiptare.

“Gjatë takimit mes palëve, u diskutua edhe ruajtja e vlerave të ideologjisë së objekteve të kultit mysliman dhe më konkretisht ruajtja e xhamive nga grupimet e predikimeve radikale, referuar ekstremistëve islamikë të xhihadistëve” raporton “Shqiptarja.com”

Për më shumë: http://www.shqiptarja.com/home/1/-ipa-takon-bru-ajn-predikuesit-radikal--t--mbahen-larg-xhamive-248371.html

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.