Aksioni i INUK, Bare: Qytetarëve iu janë rikthyer 98 mijë metra katrorë sipërfaqe

Postuar në 26 Tetor, 2014 06:08

Ndërsa Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar po vijon aksionin e lirimit të hapësirave publike, kampet politike janë përfshirë në akuza. Pas Partisë Demokratike që akuzon për prishje selektive të ndërtesave, Partia Socialiste ka dalë në mbështetje të aksionit.

Deputeti socialist Besnik Bare tha se falë këtij aksioni deri më tani janë liruar 98 mijë metra katrorë hapësirë publike që iu janë rikthyer qytetarëve. Në vijim të deklaratës, deputeti socialist konfirmoi se aksioni që është në proces do të vijojë deri në lirimin e plotë të hapësirave publike.

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.