OKB mohon se ka propozim të ri për emrin

Postuar në 26 Tetor, 2014 07:50

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka hedhur poshtë zërat se ndërmjetësi për emrin Matthew Nemetz do të propozojë një zgjidhje të re për emrin.  Zëdhënësi i OKB-së Farhan Hak, i cili është një nga tre zyrtarët që flasin në emër të ndërmjetësit Nemetz, thotë për javoren maqedonase “Republika” (cituar nga zhurnal.mk), se nuk ka një propozim të ri për emrin, ashtu siç u raportua nga mediet greke.  

Madje, zëdhënësi i OKB-së i quan spekulime këto raportime dhe thotë se Nemetz nuk do t’i komentojë ato. I pyetur nëse, sipas propozimit të ri, shteti parashihet të mbajë emrin “Republika Maqedonia e Epërme”, gjuha të quhet “maqedonase”, kurse shtetësia “qytetarë të Republikës së Maqedonisë”, zëdhënësi është përgjigjur shkurt dhe qartë: “Nuk ka propozim të ri”

http://www.zhurnal.mk/content/?id=1410261432632

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.