Arkiv-Lajme

Një betejë e FSHF-së

Postuar në 24 Tetor, 2014 08:06

Vendimi i UEFA-s i ka kapur në befasi të gjithë. Ndoshta edhe vetë serbët, që nuk kanë pritur kaq shumë mirësi nga institucioni i më i lartë i futbollit europian, edhe pse dhuna dhe racizmi, ishin shfaqje të dokumentuara. Mirëpo nëse vendimi po perceptohet si tërësisht politik dhe po koagulon një ndjenjë të thellë mosmiratimi, politizimi i mëtejshëm i tij, apo përdorimi për qëllime politike, nuk i shërben askujt. Sidomos Shqipërisë, e cila ndonëse nuk thuhet në vendim, u penalizua për shkak të banderolës dhe dronit.

“The Washington Post”/ Rasti i parë i Ebolës mbërrin Nju Jork

Postuar në 24 Tetor, 2014 06:49

Një mjek në Nju Jork, i cili ishte pak kohë më parë në Guine për të mjekuar pacientë me Ebola, është tani personi i parë në qytetin më të madh amerikan që diagnostikohet si i infektuar nga virusi vdekjeprurës. Prestigjozja “The Washington Post” ka botuar lajmin nën titullin  “Mjek New York i cili ka punuar në Guinenë teste pozitive për Ebola” Kryetari i Bashkisë Bill de Blasio e konfirmoi diagnozën, duke thënë se Dr. Craig Spencer është tani në karantinë dhe nuk ka arsye për panik. Ebola, tha ai, është shumë vështirë të infektojë të tjerët.

Lufta kundër kancerit të gjirit. Rama e Beqaj thirrje për gratë: Depistohuni falas

Postuar në 24 Tetor, 2014 05:13

Diagnostikimi në kohë i kancerit të gjirit ndihmon dhe në trajtimin më efikas të sëmundjes, ndaj dhe gjithë theksi gjatë muajit tetor është vënë në sensibilizimin e grave dhe të gjithë shoqërisë për të kryer kontrollet dhe depistimet. Ky ishte mesazhi që kryeministri Edi Rama përcolli sot gjatë punimeve të konferencës së dytë ndërkombëtare “Te bashkuar kundër kancerit të gjirit”.

Intervista/ Poeti Faslli Haliti: Ismail Kadare është gjeni. Nuk njoh asnjë gjeni servil

Postuar në 24 Tetor, 2014 04:47

Leonard Veizi

 

Ka qenë fillimi i tetorit të vitit 1975 kur shkrimtari Ismail Kadare paraqiti në gazetën “Drita” poemën “Në mesditë Byroja Politike u mblodh”, e njohur ndryshe me emrin “Pashallarët e kuq”. Dhe nëse ishte planifikuar që ajo të zinte vendin kryesor në faqosje, në mbrëmje kur gazeta po shtypej në shtypshkronjë, kryeredaktori i gazetës “Drita” Duro Mustafai, lexon në bocat e porsadala prej makinerive “Pashallarët.” Pikërisht aty u vendos pezullimi i botimit të kësaj poezie...

 

Georgievski kundër Ahmetit: Nuk kemi biseduar për ndarjen e Maqedonisë

Postuar në 24 Tetor, 2014 04:12

Lubço Georgievski, ish-kryeministri dhe ish-lideri i VMRO-DPMNE, ka theksuar se nuk kishte biseduar me Ali Ahmetin për ndarjen e Maqedonisë dhe se gjatë konfliktit të vitit 2001 atij i ishte ofruar një plan për ndarjen e vendit. Agjensia "INA" citon Georgievski  të ketë thënë: “Lidhur me deklaratën e dhënë nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, të dhënë në disa media lidhur me konfliktin e 2001 dua të them këtë: Me Ali Ahmetin për herë të parë kanë shkëmbyer disa fjalë në 10 vjetorin e shënimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Vendimi i UEFA-s; Shqipëria nuk merr 3 pikë, Serbisë i hiqen 3 pikë. Shulku: U dënuam dhe me 100 mijë euro gjobë. Do apelojmë

Postuar në 24 Tetor, 2014 02:53

UEFA ka ndëshkuar Shqipërinë me një vendim absurd. Ndryshe nga sa pritej kombëtarja shqiptare jo vetëm që nuk i ka marrë 3 pikët e pritshme në tavolinë, por UEFA e ka ndëshkuar me humbjen 3-0 po në tavolinë. Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, ka deklaruar se UEFA i ka dhënë fitoren në tavolinë Serbisë me rezultatin 3 me 0, ndërkohë që ka gjobitur FSHF-në me shumën prej 100 mijë eurosh. Shulku e dha deklaratën në një konferencë për shtyp në selinë e FSHF-së.

Gazeta “Tribuna” shkruan se ndërkombëtarët nuk po ndërhyjnë që Hashim Thaçi të bëhet kryeministër

Postuar në 24 Tetor, 2014 02:03

Kryeartikulli në gazetën “Tribuna” shkruan se Partia Demokratike e Kosovës nuk kishte arritur në vitin 2001 të kushtëzonte krijimin e qeverisë gjithëpërfshirëse, duke e bërë Hashim Thaçin kryeministër. Sipas artikullshkruesit Burim Xhemajli; ndonëse në publik kishte thënë se kushtëzimi për të mos u bërë Thaçi kryeministër, ishte bërë nga ish-presidenti, Ibrahim Rugova, në qarqet zyrtare ka qarkulluar edhe opsioni se Thaçi asokohe nuk e ka pasur mbështetjen e duhur ndërkombëtare.

Analisti Daniel Serwer: Incidentet në ndeshjen e futbollit dhe grafitet në manastirin e Deçanit tregojnë ndjenjat nacionaliste panshqiptare dhe panserbe

Postuar në 24 Tetor, 2014 01:56

Daniel Serwer, analist i çështjeve të Ballkanit, në një intervistë për shërbimin serb të “Zërit të Amerikës”.  thotë se incidentet në ndeshjen e futbollit Serbi-Shqipëri dhe grafitet në manastirin e Deçanit tregojnë se ndjenjat nacionaliste panshqiptare dhe panserbe ende ekzistojnë. Sipas tij këto ndjenja nacionaliste janë të pranishme në një pjesë shumë të vogël të popullsisë shqiptare në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi. Edhe në mesin e një pjese të vogël të popullsisë serbe në Bosnje, Serbi dhe Kroaci ka ndjenja nacionaliste etnike, thotë Serwer.

Ndeshja e Beogradit, sport, por edhe katalizator dhe riafirmim i nacionalizmit shqiptar dhe atij serb

Postuar në 23 Tetor, 2014 16:59

“Opinion” ka marrë sot në shqyrtim ngjyrimin nacionalist që pasoi ndeshjen e futbollit mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd më 14 tetor. Duke lënë mënjanë aspektin teknik, që i përket UEFA-s të vendosë, paneli i diskutantëve, është përqendruar te çlirimi emcional i ndeshjes dhe krijimi i një lloj kori të përbashkët nacionalist. Ka patur një mendim të përgjithshëm sipas të cilit ndeshja në fjalë rikonfirmoi një ndjesi kombëatre të një lloji tjetër te brezi i ri. Dhe se kjo është për t’u përshëndetur. Ky ka qenë të paktën qëndrimi i Poreç Zogajt dhe Mentor Nazarkos.

Fyle surprizon nga Beogradi: BE nuk i kërkon Serbisë të njohë Kosovën

Postuar në 23 Tetor, 2014 16:37

Komisioneri i Zgjerimit në largim, Stefan Fyle, suprizoi nga Beogradi kur tha se  Bashkimi Europian nuk do të kërkojë që Serbia të njohë Kosovën. B92 raporton se  Fyle u shpreh se është i lumtur për ecurinë e reformave në Serbi duke thene se pozicioni i BE-së mbetet i njëjtë me vitin e kaluar, kur Brukseli miratoi  kuadrin negociues për Serbinë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme