Lufta kundër kancerit të gjirit. Rama e Beqaj thirrje për gratë: Depistohuni falas

Postuar në 24 Tetor, 2014 05:13

Diagnostikimi në kohë i kancerit të gjirit ndihmon dhe në trajtimin më efikas të sëmundjes, ndaj dhe gjithë theksi gjatë muajit tetor është vënë në sensibilizimin e grave dhe të gjithë shoqërisë për të kryer kontrollet dhe depistimet. Ky ishte mesazhi që kryeministri Edi Rama përcolli sot gjatë punimeve të konferencës së dytë ndërkombëtare “Te bashkuar kundër kancerit të gjirit”. Në konferencën e dytë “Te bashkuar kundër kancerit të gjirit” marrin pjesë profesorë të shquar italianë të shkencave mjekësore, qe do të shpalosin të rejat më të fundit të mjekësisë për kurimin e kancerit të gjirit, por dhe për rëndësinë e informimit të gruas për parandalimin e kësaj sëmundje. Kryeministri Rama vuri në dukje angazhimin e ministrisë së Shëndetësisë gjatë muajit tetor, i cili ka sjellë rezultatet pozitive. Ambasadori italian në Tiranë, Massimo Gaiani, u ndal tek bashkëpunimi i dy vendeve tona edhe në fushën e shëndetësisë. Duke folur për rëndësinë e rritjes së ndërgjegjësimit ndaj kësaj sëmundje, ambasadori Gaiani e vuri theksin tek rëndësia që duhet t’i jepet projekteve të parandalimit të këtij kanceri. Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për të siguruar mbulim universal. Ai tha se mamografia falas që ofrohet përgjatë muajit tetor për të gjitha gratë, do të vijojë edhe gjatë nëntorit derisa t’i nënshtrohen kontrollit të gjitha ato gra që janë regjistruar në listat e pritjes.

 

L.V

Comments

Submitted by Tr (not verified) on

<p><span style="color: rgb(20, 24, 35); font-family: Helvetica, Arial, 'lucida grande', tahoma, verdana, arial, sans-serif; line-height: 19.3199996948242px;">Nje sugjerim miqesor per Kryeministrin dhe min. e shendetesise. Nuk ka nevoje per konferenca dhe per foto nudo te femrave per te luftuar tumoret, mjafton qe pavionet ku kurohen te semuret me tumore te furnizohen me ilace per te tilla kurime...nqs nuk besoni mund te beni nje vizite nga onkologjia, hematologjia etj. Fatkeqesisht spitalet nuk te japin qofte dhe nje &quot;vigon&quot; qe kushton vetem 50 leke te mos flasim per ilacet qe perdoren per kimioterapite...</span></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.