Arkiv-Lajme

Një gjest i pazakontë: Bashkësia Islame viziton manastirin e Deçanit në shenjë solidariteti ndaj disa shënimeve

Postuar në 21 Tetor, 2014 11:54

Para disa ditësh në muret e objekteve ndihmëse të manastirit të Deçanit ishin shkruar grafite si “Chaliphate is coming” (Kalifati po vjen),"ISIS" (Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit), “UÇK”, (Ushtria Çlirimtare e Kosovës) “AKSH”, (Armata Kombëtare Shqiptare) dhe disa mbishkrime në gjuhën arabe. Këto akte ishin dënuar nga institucionet e vendit dhe përfaqësitë diplomatike. Për të shprehur jo vetëm distancimin nga këto akte, por edhe solidaritetin me klerikët ortodoksë serbë, një grup përfaqësuesish të Bashkësisë Islame të Kosovës me Kryeimamin Sabri Bajgora, vizituan Manastirin e Deçanit.

Mesila Doda: Shpresoj që PD të rikthehet në Kuvend

Postuar në 21 Tetor, 2014 11:18

Deputetja demokrate Mesila Doda i ka bërë thirrje PD-së që të rikthehet në Kuvend. Nga korriku i këtij viti, opozita ka lënë bosh vendet e saj në sallën e parlamentit. Doda ka folur nga Elbasani, duke theksuar se prania e opozitës në Parlament i rikthen dinjitetin institucionit. “Opozita do të jetë sërish pjesë e jetës parlamentare. Prania e opozitës në Parlament i rikthen dinjitetin institucionit. Rikthimi i opozitës në Parlament për të qenë pjesë e vendimmarrjes. Shpresoj që opozita të rikthehet në Parlament. Parlamenti nuk ka nevojë për burra të dhunshëm.

Godelli vijon formën optimale. Thyen rekordin kombëtar të Ilir Sulit në shkëputje

Postuar në 21 Tetor, 2014 10:40

Me 166 kg në stilin e shkëputjes, Daniel Godelli ka thyer rekordin e kampionit shqiptar të peshëngritjes, Ilir Suli. Federata Shqiptare e Peshëngritjes zhvilloi kampionatin kombëtar, ku morën pjesë sportistët më të mirë në vend.

A po reflektohen tensionet mes Serbisë dhe Shqipërisë edhe në marrëdhëniet tregtare?

Postuar në 21 Tetor, 2014 09:39

Ditët e fundit në media është raportuar për mundësinë e reflektimit të tensioneve diplomatike Serbi-Shqipëri edhe në sfera të tjera, kryesisht në marrëdhëniet tregtare. Sot, televizioni “Abc News” raporton se “Serbia ka bllokuar pa asnjë njoftim paraprak, importin e zarzavateve nga Shqipëria”. “Një ditë pas ndeshjes së ndërprerë në Beograd dhe valës nacionaliste që e pasoi, fermerët e Lushnjes nuk po mundin të dërgojnë prodhimet e tyre në këtë vend.

Takimi i 10 nëntorit, ambasada amerikane në Beograd deklaron mbështetjen për vendimin e kryeministrit shqiptar dhe atij serb

Postuar në 21 Tetor, 2014 09:16

Vendimi i dy kryeministrave, Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç, për të ripërcaktuar datën e takimit të tyre për në 10 nëntor, është mbështetur edhe nga SHBA. Të paktën, ambasada amerikane në Beograd, ka dalë me një deklaratë, përmes atasheut të Shtypit, Steven Stark, përmes të cilës vlerëson pozitivisht dakordësinë e të dyja palëve për të zhvilluar takimin. “Ne e mbështesim plotësisht vendimin e të dy kryeministrave për të ripërcaktuar datën e vizitës dhe për të vazhduar të zgjidhin problemet me anë të dialogut”, tha Stark.

Mbishkrime “terroriste” në Korçë. A duhen marrë seriozisht?

Postuar në 21 Tetor, 2014 09:03

Lojra kalamajsh apo mesazhe që duhen marrë seriozisht? Portali “Pellazgët e Korçës”, gazetë e minoritetit grek të Korçës publikon fotografi me mbishkrime të të ashtuquajturit “Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit” nëpër muret e qytetit. Konkretisht në një lagje periferike pranë Medresesë së qytetit, që shumicën e popullsisë e ka të fesë ortodokse, hasen veç mbishkrimit “ISIS” edhe “Al- Qaeda”, “Bin Laden” si dhe “Turkey”.

Pesë vite burg për Oscar Pistorius, për vrasje të pavullnetshme të së fejuarës

Postuar në 21 Tetor, 2014 07:32

Me akuzën si të fajshëm për vrasje të pavullnetshme, gjyqtarja afrikanojugore, Thokozile Masipa, dënoi sot ish-kampionin paralimpik Oscar Pistorius me pesë vite burg për vrasjen e të fejuarës së tij, Reeva Steekamp me katër plumba në shkurt të vitit 2013. Ish-kampioni u dërgua menjëherë, pasi përfundoi audienca, në një qeli të pallatit të drejtësisë, nga ku ai do të transferohet në burg.

Kodi Rrugor sjell debate të reja në Komisionin Kuvendor të Sigurisë

Postuar në 21 Tetor, 2014 06:37

Komisioni Kuvendor i Sigurisë u përfshi në debatin mbi draftin e propozuar nga Qeveria mbi Kodin Rrugor. Përfaqësuesi i Ministrisë së Transporteve ka deklaruar se do të 10 fishohen gjobat për ata që bëjnë ndërhyrje të pautorizuar në rrugët kombëtare urbane dhe interurbane. Deputeti Spartak Braho ka kërkuar që të paraqitet një ligj i ri dhe të mos bëhen arnime në ligjin ekzistues.

104 efektivë ngrenë njësinë Anti-Terror për të parandaluar rektutimet nga ISIS si dhe shpërthimet me eksploziv

Postuar në 21 Tetor, 2014 06:20

104 efektivë gati për njësinë Anti-Terror. Përhapja e fenomenit të ekstremizmit detyron Policinë të ndërhyjë në strukturën e saj duke fuqizuar sektorin e Anti-Terrorit. Në përgjigje të tendencës në rritje të radikalizmit fetar, politik edhe etnik në vend, Ministria e Brendshme ka urdhëruar ngritur e Drejtorisë së Hetimit të Akteve Terroriste. Kjo njësi do të ketë varësi të drejtpërdrejtë nga Drejtori i Policisë së Shtetit dhe do të jetë e shtrirë në 12 qarqet e vendit.

Prodi: Kufijtë i zhduk anëtarësimi në BE. Nxitoni dhe punoni

Postuar në 21 Tetor, 2014 04:44

Ish-presidenti i Komisionit Europian dhe ish kryeministër i Italisë Romano Prodi, beson se edhe pse procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian është ngadalësuar vitet e fundit, nuk ka asnjë dyshim se e ardhmja e Ballkanit është brenda Europës së Bashkuar, në ndryshim nga vendet që janë në konflikte të nxehta aktuale. Këtë mesazh ai e dha ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Shqipëri.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme