104 efektivë ngrenë njësinë Anti-Terror për të parandaluar rektutimet nga ISIS si dhe shpërthimet me eksploziv

Postuar në 21 Tetor, 2014 06:20

104 efektivë gati për njësinë Anti-Terror. Përhapja e fenomenit të ekstremizmit detyron Policinë të ndërhyjë në strukturën e saj duke fuqizuar sektorin e Anti-Terrorit. Në përgjigje të tendencës në rritje të radikalizmit fetar, politik edhe etnik në vend, Ministria e Brendshme ka urdhëruar ngritur e Drejtorisë së Hetimit të Akteve Terroriste. Kjo njësi do të ketë varësi të drejtpërdrejtë nga Drejtori i Policisë së Shtetit dhe do të jetë e shtrirë në 12 qarqet e vendit. Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri përmes një urdhri të lëshuar disa ditë më parë ka vendosur të ngrejë drejtorinë Anti-Terror. Përparësia e kësaj drejtorie të veçantë do të jetë ndalimin e rekrutimeve dhe arrestimin e personave që përgatisin rekrutë për grupin terrorist ISIS, si dhe shpërthimet me eksploziv, të klasifikuara si akte terroriste. Bëhet e ditur se në relacionin e bashkangjitur këtij urdhri sqarohet se në brendësi të kësaj Drejtorie do të jenë 104 efektivë, nga 15, që ka pasur deri tani në këtë sektorë  në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Urdhri vjen pas vlerësimit të situatës në vend, rajon e më tej, si dhe faktin që Shqipëria është një pjesëmarrëse në koalicionin ndërkombëtar antiterror.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.