Pesë vite burg për Oscar Pistorius, për vrasje të pavullnetshme të së fejuarës

Me akuzën si të fajshëm për vrasje të pavullnetshme, gjyqtarja afrikanojugore, Thokozile Masipa, dënoi sot ish-kampionin paralimpik Oscar Pistorius me pesë vite burg për vrasjen e të fejuarës së tij, Reeva Steekamp me katër plumba në shkurt të vitit 2013. Ish-kampioni u dërgua menjëherë, pasi përfundoi audienca, në një qeli të pallatit të drejtësisë, nga ku ai do të transferohet në burg.
Gjykatësja arriti në këtë përfundim pasi morri parasysh peshën e fajit, por edhe personalitetin dhe handikapin e të akuzuarit. "Mos dënimi me burgim do të jepte një mesazh negativ për shoqërinë, por nga ana tjetër një dënim me burgim afat gjatë nuk ishte aspak i përshtatshëm", tha ajo në përfundim të vendimit. Pistorus goditi me katër plumba në lartësi njeriu drejt derës së mbyllur të tualetit, dhe gjithë kohën ka theksuar se kishte menduar se kishte qëlluar drejt një hajduti.
a.k
Add new comment