Arkiv-Lajme

“Queen Elizabeth” për një ditë në Sarandë, anija e famshme prek Shqipërinë

Postuar në 21 Tetor, 2014 04:17

Emrin e saj shqiptarët e kanë dëgjuar dikur, kur diktatori Hoxha akuzonte kryeministrin Shehu tek “Titistët” se në vitet ’60 në këtë anije ai qenkësh takuar fshehtaz me të birin e Çurçillit.

Shkarkimi i Çefës dhe Lelçajt, të enjten. Raporti: Bënë pazare me emërimet e kolegëve

Postuar në 21 Tetor, 2014 03:04

Ndërsa deputetët e mazhorancës kanë vendosur që shkarkimin e tyre ta votojnë në seancën parlamentare të së enjtes, promovimi që Këshilli i Lartë i Drejtësisë që i ka bërë gjyqtarit Gjin Gjoni duket se ka qenë edhe shkaku kryesor i shkarkimit të Elvis Çefës dhe Lulzim Lelçajt. Në raportin e publikuar nga komisioni hetimor, listohen disa shkelje që i janë konstatuar nga deputetët ku strumbullari i tyre ka qenë promovimi i anëtarit Gjin Gjoni.

“Rusi-Iran-Hezbollah, një bosht i mundshëm në aleancë me ISIS, kundër fushatës ajrore amerikane. Duhet një Dayton për Sirinë”

Postuar në 20 Tetor, 2014 19:59

Sadiq J. Al-Azm, një akademik dhe aktivist i të drejtave të njeriut në Siri, i ka dhënë një intervistë gazetës turke “Zaman”. Al-Azm flet për situatën në Siri, për atë akumulim dhune i cili po përmbledh në vetvete një ngarkesë edhe më shpërthyese, çka e bën atë shumë pesimist. Shpjegimi i tij, për aq sa lejon një intervistë, hedh dritë për arsyet e kësaj dhune absurde që mbërtheu fillimisht atë që u quajt revolucioni sirian, e që mandej u zgjerua për t’u bërë pika më kritike e sistemit ndërkombëtar sot.

Rama: Anulimi i vizitës në Serbi nuk do ishte përgjigja e merituar për gjithçka të padrejtë që iu bë Shqipërisë

Postuar në 20 Tetor, 2014 17:52

Në konferencën “Itali-Shqipëri, një partneritet evropian”, merrte pjesë kryeministri shqiptar Edi Rama por edhe ish-kryeministri italian Romano Prodi. Gjatë fjalës së tij në partnershipin Shqipëri-Itali, kryeministri Rama vlerësoi lart marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa shtoi se Shqipëria është e sigurt drejt rrugës së saj Evropiane, edhe pse siç nënvizoi ai, shqiptarëve iu është mbyllur dera e Evropës më shumë se kujtdo populli tjetër.

Intervista/ Kolonel Sulejman Abazi, ish-komandanti i divizionit të Tiranës, rrëfen luftën e ushtrisë shqiptare kundër asaj serbe në vitin 1999

Postuar në 20 Tetor, 2014 17:26

nga Leonard Veizi

 

Idro Seferi në “B92”: Një dron paqësor në Beograd dhe një bukë për moderatorin e emisionit

Postuar në 20 Tetor, 2014 16:17

Idro Seferi, korrespondenti i “Top-Channel” në Boegrad, ka hyrë në rrjedhën e diskutimit të gjerë publik në Serbi, pas pjesëmarrjes së tij në një emision satirik në Serbi. Të paktën këtë raporton “presheva.com”, sipas të cilës, Seferi ka qenë i ftuar në emsionin “24 minuta” në “B92”, që është edhe më i ndjekuri në Serbi. Gjatë diskutimit në studio, Seferi ia kdhuruar moderatorit një bukë, në shenjë solidariteti me shqiptarët, të cilëve së fundmi u janë djegur furrat e bukës që zotërojnë në Serbi.  “Kam një dhuratë për ty.

Armando Dukës nuk i interesojnë tre pikët, por paqja me Serbinë. A jemi në luftë?

Postuar në 20 Tetor, 2014 15:36

Në një rol të pazakontë, si të ishte negociator i OKB-së për paqen kreu i FSHF-së Armando Duka thotë se Shqipërisë nuk i interesojnë tre pikët në tavolinë, pas ndërprerjes së ndeshjes Serbi-Shqipëri. Ai thotë se i intereson më shumë paqja me Serbinë, se sa marrja e tre pikëve nga Shqipëria. “Do të respektojmë çdo vendim që merr UEFA. Mua nuk më intereson marrja e pikëve në tavolinë. Ajo që kemi më shumë nevojë tani është që të shohim përpara për të përmirësuar situatën dhe kushtet për të zhvilluar një futboll normal.

Ushtaraku francez që ndau Mitrovicën: Pashë vetëm dhunën shqiptare, kisha porosi nga babai për serbët e mirë!

Postuar në 20 Tetor, 2014 13:58

“Ma kish lënë baba porosi të sillesha mirë me serbët”, thotë ish ushtaraku francez Zhak Hogar, njeriu që, sipas dëshmisë personale, ka ndarë Kosovën kur vendosi personalisht kufirin e Mitrovicës tek ura e Ibrit. Hogar ka publikuar një libër në Beograd me titull “Europa vdiq në Prishtinë”. Në një intervistë për gazetën serbe Novosti ai ka evokuar kujtimet nga angazhimi i tij ushtarak në Kosovë, kur shërbente si komandant i forcave speciale franceze.

Bija e Fahri Musliut reagon ndaj mediave kosovare: Merreni me shpifje, nuk trajtoni hallet e vendit

Postuar në 20 Tetor, 2014 13:09

Ka reaguar e bija e Fahri Musliut, gazetarit kosovar që ka punuar në mediat jugosllave të kohës dhe që është përmendur si babai i mundshëm biologjik i kryeministrit Aleksandar Vuçiç. Valbona Musliu, edhe ajo gazetare, përmes një shkrim ka kritikuar mediat online dhe gazetarët e Kosovës që merren me përkthime tekstesh apo me copy-paste, dhe nuk vërejnë hallet e vërteta të Kosovës, varfërinë dhe korrupsionin e politikanëve. Të atin ajo e përmend si shembull gazetarie që duhet ta ndjekin edhe brezat e sotëm.

Studimi për rininë shkollore: Seks, kanabis, alkool... Shifrat paraqesin rritje nga viti i kaluar

Postuar në 20 Tetor, 2014 12:35

Kanabis, cigare, seks të pambrojtur, alkool. Studimi i Institutit të Shëndetit Publik për sjelljet e të miturve, me përfshirjen e rreth 5 mijë nxënësve në shkollat e gjithë vendit, zbulon se 19.5% e adoleshentëve kanë kryer marrëdhënie seksuale kur janë 14-15 vjeç. Shqetësimet shifrat e studimit janë dy, i pari lidhet me ulje të moshës me të paktën 1 vit, kur nxënësit kanë kontaktin e parë dhe tjetri me faktin që ka rritje të ndjeshme të numrit të tyre krahasuar me vitin 2013.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme