Ushtaraku francez që ndau Mitrovicën: Pashë vetëm dhunën shqiptare, kisha porosi nga babai për serbët e mirë!

“Ma kish lënë baba porosi të sillesha mirë me serbët”, thotë ish ushtaraku francez Zhak Hogar, njeriu që, sipas dëshmisë personale, ka ndarë Kosovën kur vendosi personalisht kufirin e Mitrovicës tek ura e Ibrit. Hogar ka publikuar një libër në Beograd me titull “Europa vdiq në Prishtinë”. Në një intervistë për gazetën serbe Novosti ai ka evokuar kujtimet nga angazhimi i tij ushtarak në Kosovë, kur shërbente si komandant i forcave speciale franceze. Ai kishte qëndruar në Kosovë vetëm 15 ditë, prej nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës deri në hyrjen e trupave të NATO’s, dhe kish qëllim të publikonte librin në 15 vjetorin e “agresionit” të NATO’s në Serbi. “Në mediat franceze në atë kohë dëgjonim se si serbët e këqinj po i dëbojnë shqiptarët e mirë. Nuk e njihja Ballkanin prandaj pritja ime ishte t’i takoj këta serb të ligj që po kryenin spastrim etnik, siç thoshte e vërteta zyrtare. E zbuluam se në fakt ishte krejt e kundërta”, deklaron Hogar. Sipas tij, “faktet e para m’i tregoi babai, që është gjeneral në ushtrinë franceze. Në familjen time ka ekzistuar një traditë e miqësisë francezo-serbe, e cila më kishte mbetur në kujtime si e mjegullt nga fëmijëria, por babai ma përkujtoi. Ma tërhoqi vërejtjen se nuk është gjithçka ashtu siç shkruhej në media dhe më këshilloi të mos jem i ashpër me serbët”.
Me fjalë të tjera, Hogar nuk kishte asnjë përjetim të masakrave të organizuara shtetërore serbe, por pa vetëm zemërimin e kosovarëve pas luftës dhe kishte në mend porositë e babës. Ndenji në atë vend 15 ditë, priti 15 vjet dhe bëri librin. Ja një mënyrë sesi të kesh pikëpamje të balancuar për ngjarjet.
Lexoni më gjatë në linkun: http://politiko.net/une-e-ndava-mitrovicen/
a.k
Add new comment