Studimi për rininë shkollore: Seks, kanabis, alkool... Shifrat paraqesin rritje nga viti i kaluar

Postuar në 20 Tetor, 2014 12:35

Kanabis, cigare, seks të pambrojtur, alkool. Studimi i Institutit të Shëndetit Publik për sjelljet e të miturve, me përfshirjen e rreth 5 mijë nxënësve në shkollat e gjithë vendit, zbulon se 19.5% e adoleshentëve kanë kryer marrëdhënie seksuale kur janë 14-15 vjeç. Shqetësimet shifrat e studimit janë dy, i pari lidhet me ulje të moshës me të paktën 1 vit, kur nxënësit kanë kontaktin e parë dhe tjetri me faktin që ka rritje të ndjeshme të numrit të tyre krahasuar me vitin 2013. Nga të dhënat vetëm 5% e të miturve që kryejnë marrëdhënie në moshë të hershme janë vajza, djemtë kryejnë marrëdhënie me femra në moshë më të madhe.  
Rreth 65% përdorin mjete mbrojtëse, duke qenë kështu një faktor për numrin në rritje të aborteve. Në studim janë përfshirë edhe komunikimi me prindrit, me moshatarët, zakonet e të ushqyerit dhe mirëqenia. Shifra shqetësuese paraqet edhe konsumi i kanabisit nga 15-vjeçaret ku rezulton se 5.7 % kanë konsumuar të paktën një herë. Një tjetër gjetje e studimit është ajo për pirjen e alkoolit, ku 11.2% e fëmijëve kanë raportuar se konsumojnë alkool me raste dhe 3.4% në mënyrë të rregullt, ndërsa shihet edhe tendenca e rritjes së konsumit të duhanit.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.