Arkiv-Lajme
Festa e golit nga Kasami, shqiponjë, flutur apo fashizëm?
Festimi i golit nga Pajtim Kasami në ndeshjen mes Olimpiakosit të Pireut dhe Juventusit mbrëmjen e së mërkurës ka nxitur një debat të madh në mediat sociale të vendit fqinj. Kritikat për lojtarin me origjinë shqiptare të përfaqësues zvicerane nuk kanë munguar, por kanë qenë të ashpra edhe reagimet për komentet raciste që morën shkas nga ky gjest i Kasamit.
Policë të Shtetit apo xhelatë të gjobave?
Është më mirë të mos i ndalosh patrullave të policisë rrugore. E thonë ata që i gjen pas dyerve të komisariateve për të paguar gjobat e pamëshirshme të atyre që mbajnë të veshur uniformën e policisë së shtetit dhe që sillen si të ishin xhelatë me qytetarët.
Ndoshta është e vetmja polici në rruzull që ngre kurthe në rrugët kombëtare për të kapur në shkelje ata drejtues automjetesh që ndalojnë për të respektuar shtetin dhe ligjin.
Master i veçantë për përkthyesit e gjuhës shqipe
Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Zyrën e Informimit të BE në Tiranë pritet të realizojnë një projekt që synon rritjen profesionale të përkthyesve të gjuhës shqipe. Me këtë rast, parashikohet hapja e një masteri të posaçëm në Universitetin e Tiranës, që mendohet të zgjasë për 2 vjet. Pas përfundimit të tij, të diplomuarit do të njihen ndërkombëtarisht si përkthyes të gjuhës shqipe.
http://vizionplus.al/be-projekt-per-gjuhen-shqipe/
s.z
Vazhdon folklorizmi me “heroizmin” në Beograd. Kombëtarja dhe Duka marrin titullin “Qytetar Nderi” nga bashkia e Vlorës dhe ajo e Kamzës
E para që dha shembullin për të nderuar përleshjen e djemve të kombëtares në Beograd ishte Bashkia e Tiranës që pak orë pas ndërprerjes së takimit Shqipëri-Serbi i akordoi ekipit tonë përfaqësues titullin “Mirënjohja e Qytetit”.
Kjo nuk është çudi në një vend ku dekoratat dhe titujt jepen pa qeder, aq më tepër kur bëhet fjalë për të shprehur patriotizmin e lartë që rreh në zemrat e përfaqësuesve të pushtetit qëndror apo atij lokal kur bëhet fjalë për mbrojtjen e dinjitetit kombëtar.
Hiqet masa e pezullimit edhe për universitetin “Logos”
Qeveria ka vendosur dje të heqë masën e pezullimit për universitetin “Logos”. “Shkolla private e arsimit të lartë “Logos” vijon veprimtarinë me të gjitha të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga ligji dhe aktet nënligjore në zbatim të tij. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe shkolla private e arsimit të lartë “Logos” për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendimin e qeverisë. Ky vendim vjen pas atij për univesitetin “Hëna e Plotë-Bedër”. Universiteti “Logos” është themeluar me mbështetjen e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare.
S.Z
Vjedhja në BSH, “Albanian Screen” raporton se hetimet janë përqendruar te destinacioni i parave. Prokuroria po shqyrton tabulatet telefonike
“Albanian Screen” raporton se Prokuroria ka përqendruar hetimet për skandalin e vjedhjes në Bankën e Shqipërisë në zbardhjen e destinacionit të 713 milionë lekëve. Kjo pasi organi i akuzës ka dorëzuar dosjet për 15 të pandehurit që akuzohen për shpërdorim detyre. Për këtë qëllim, sipas burimeve të cilave u referohet “AS”, prokuroria ka marrë nga kompanitë e telefonisë celulare tabulatet telefonike të tre të pandehurve: Ardian Bitrajt, Mimoza Bruzias dhe Klevis Bejtjas, dhe po i analizon. “Nuk na rezulton se të gjitha paratë të jenë shpenzuar në lojrat e fatit.
Arrihet marrëveshja për miellin: Kuota fikse për importin
Ministria e Bujqësisë ka arritur një marrëveshje me prodhuesit e miellit në vend, duke premtuar se do të rregullojë përmes një akti normativ, sasinë e importit. “Vizion Plus” raporton se do të ketë kuota fikse për importion, një masë që kënaq edhe prodhuesit, por edhe palën kosovare, duke ardhur në të njëjtën kohë në kushtet e praktikës së BE-së. Por siç vijon “VP” problemi transferohet te siguria ushqimore, meqenëse Ministria nuk ka fonde të mjaftueshme për të relaizuar kontrollin në treg. Dhe një gjë e tillë është vënë në dukje edhe në Progres-Raport.
Ramush Haradinaj për zgjidhjen e ngërçit: Nëse presidentja nuk vepron, atëherë do të marrim masa vetë
Koalicioni katërpalësh në Kosovë ka mbajtur të enjten një takim për të vendosur se si do të veprojnë në lidhje me sqarimin e pikës 127. Portali “Express” njofton se në emër të Bllokut, Ramush Haradinaj ka theksuar se tani po hyjnë në fazën e veprimit, ndërsa ka bërë të ditur se nëse presidentja nuk vepron, do të veprojnë vetë ata. "Kemi hyrë në fazën e veprimit. Ne kemi hartuar një kërkesë, të cilën fillimisht do t'ia dorëzojmë presidentes. Mirëpo, nëse presidentja nuk vepron, atëherë ne do të marrim masa", ka thënë Haradinaj pas takimit.
L.V
Kuvendi shkarkon me 72 vota pro dhe 1 kundër n/kryetarin e KLD Elvis Çefa dhe anëtarin Lulzim Lelçaj
Kuvendi miraton shkarkimin e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa dhe anëtarin tjetër Lulzim Lelçaj. Kreu i komisionit hetimor, Armando Subashi për shkarkimin e dy anëtarëve të KLD-së Cefa dhe Lelcaj, tha se ky komision gjatë punës së tij shqyrtoi materiale voluminoze dhe u bazua tek ligji. Armando Subashi shtoi se Kuvendi ka të drejtë të hetojë anëtarët e KLD-së dhe këtë të drejtë ia njeh Kushtetuta, duke hedhur poshtë pretendimet e opozitës se Kuvendi po cenon pavarësinë e KLD.
Mazhoranca i hap opozitës derën e Kuvendit. Rama: Akuzat janë komike kur bëhen nga një ish-i burgosur ordiner
Mazhoranca pranon të përfshijë në rend të ditës të seancës së sotme parlamentare dhe të miratojë 3 kushtet e opozitës. 1.) për ngritjen e 2 Komisioneve Hetimore, 2.) për ndryshim të rregullores së Kuvendit, 3.) ndryshime në nenin e përbërjes së komisioneve parlamentare. Kjo u bë e ditur nga kreu i grupit të PS-së Gramoz Ruçi nga foltorja e Kuvendit në seancën e parlamentare të së enjtes.