Policë të Shtetit apo xhelatë të gjobave?

Postuar në 23 Tetor, 2014 14:04

Është më mirë të mos i  ndalosh patrullave të policisë rrugore. E thonë ata që i gjen pas dyerve të komisariateve për të paguar gjobat e pamëshirshme të atyre që mbajnë të veshur uniformën e policisë së shtetit dhe që sillen si të ishin xhelatë me qytetarët.

Ndoshta është e vetmja polici në rruzull që ngre kurthe në rrugët kombëtare për të kapur në shkelje ata drejtues  automjetesh që ndalojnë për të respektuar shtetin dhe ligjin.  

Kjo polici është inekzistente para atyre që vazhdojnë ta shkelin rregullat me të dyja këmbët dhe që nuk denjojnë të heqin këmbën nga gazi e jo më t’i ndalojnë shefave të qarkullimit që kanë marrë në dorë kamzhikun për të gjobitur vetëm “ të urtët” dhe për të nderuar si gjithmonë “të fortët”.

Janë policië që fshihen pas ferrave në autostradë për të matur me radarë shpejtësinë e që me të ndaluar të kërkojnë patentën duke mos të dhënë fare kohë për sqarime të mëtejshme.  Duhet mbushur sa më shpejt fleta e gjobës për të kaluar në sistemin që të detyron të paraqitesh në komisionin e të tjerë namuzqarëve me uniformë që kanë në dorë lirinë tënde të lëvizjes.

Kështu nëse jeton në Sarandë dhe të ndalon policia e Fierit, duhet të kthehesh sërish në Fier për të dalë para xhelatëve të komisionit, që nëse nuk u punon interneti të thonë të vish një ditë tjetër se nuk është faji i tyre, por i sistemit.

Shumë drejtues automjetesh e kanë provuar vetë se çdo të thotë t’i dedikosh ditën paraqitjes në komisionin e heqjes së patentave dhe në fund të marrësh mandatën se leja e drejtimit t’u hoq për 6 muaj, sepse tejkalove me disa kilometra në orë shpejtësinë në autostradën e mbaruar Lushnjë-Fier.

Teksa po i kërkoja sqarime policit në sportelin e informacionit se përse nuk njofton qytetarët për defektet teknike të zyrave të policisë dhe oraret e paraqitjes në komision, më tha se kot ankohesha pasi po jetoj në vendin më të bukur në botë.

Policia e re e drejtuar nga Sajmir Tahiri është e njëjta polici. Askush nuk troket në dyert e qytetarëve për të pyetur lidhur me sigurinë e tyre dhe problemet e jetës në komunitet. Është e njëjta polici që po ndryshon vetëm fasadën, por që punon me bllok për të realizuar planin e gjobave, është e njëjta polici që nuk di të këshillojë, e njëjta polici që nuk di të komunikojë, e njëjta polici me miq e me shokë, e njëjta polici që si plastelinë ka marrë formën e shefit, arrogancën dhe fodullëkun e Sajmirit që ka fatin ta drejtojë.

leonard mitro

Comments

Submitted by Todri (not verified) on

<p>Hallall, nuk mund te heqesh asnje presje, tamam shprehja &quot;ne rrjeten e merimanges ngec miza, elefanti e shqyen&quot;. Keta police legena te ketij sistemi legen te bejne dhe varrin mundesisht po te sillesh me edukate. Jemi deshmitare te sa e sa rasteve.</p>

Submitted by ALB (not verified) on

<p>Mos u qani kot, eshte shume mire qe me ne fund edhe Shqiperia po kopjon USA-n. Ketu (USA) makinat e policise jane te parkuar vend e pa vend neper kryqezime e dalje rrugesh dhe po te kapen me shpejtesi dhe/ose me tabele te kuqe.......E HONGRE. Gjoba 500-2000USD, bllokimi i patentes per 6 muaj deri nje vit nqse e ke te prseritur brenda vitit mund te shfuqizohet patenta per 1-3 vjet. Plus qe duhet te besh nje kurs per t&#39;u permiresuar si shofer para se te aplikosh per ta rimare patenten. Duhet te mesoheni edhe ju atje, mjaft me Salistanin.</p>

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Dhe më në fund që vepronë ligji përpara se të bëhemi qaraman se po na vënë gjoba dhe të diskutojmë gabimet e palicisë së shtetit të shikojmë veten një herë dhe të mundohemi që të bëhemi të regullt pastaj të kërkojmë tek policia&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.