Kuvendi shkarkon me 72 vota pro dhe 1 kundër n/kryetarin e KLD Elvis Çefa dhe anëtarin Lulzim Lelçaj

Postuar në 23 Tetor, 2014 07:38

Kuvendi miraton  shkarkimin e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa dhe anëtarin tjetër Lulzim Lelçaj. Kreu i komisionit hetimor, Armando Subashi për shkarkimin e dy anëtarëve të KLD-së Cefa dhe Lelcaj, tha se ky komision gjatë punës së tij shqyrtoi materiale voluminoze dhe u bazua tek ligji. Armando Subashi shtoi se Kuvendi ka të drejtë të hetojë anëtarët e KLD-së dhe këtë të drejtë ia njeh Kushtetuta, duke hedhur poshtë pretendimet e opozitës se Kuvendi po cenon pavarësinë e KLD. Fillimisht, deputetët e maxhorancës, miratuan me 73 vota raportin e komisinit hetimor që propozonte shkarkimin e dy anëtarëve të KLD-së.  Raporti final renditi të gjitha shkeljet e evidentura ku përgjegjës për një pjesë të tyre, bëhet edhe presidenti Nishani. Më pas, përmes votimit të fshehtë, deputetët miratuan me 72 vota pro dhe 1 kundër, pr/vendimin për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së, Çefa. Edhe anëtari tjetër i KLD-së, Lelçaj u shkarkua nga detyra me 72 vota vota pro dhe 1 kundër.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.