Vjedhja në BSH, “Albanian Screen” raporton se hetimet janë përqendruar te destinacioni i parave. Prokuroria po shqyrton tabulatet telefonike

“Albanian Screen” raporton se Prokuroria ka përqendruar hetimet për skandalin e vjedhjes në Bankën e Shqipërisë në zbardhjen e destinacionit të 713 milionë lekëve. Kjo pasi organi i akuzës ka dorëzuar dosjet për 15 të pandehurit që akuzohen për shpërdorim detyre. Për këtë qëllim, sipas burimeve të cilave u referohet “AS”, prokuroria ka marrë nga kompanitë e telefonisë celulare tabulatet telefonike të tre të pandehurve: Ardian Bitrajt, Mimoza Bruzias dhe Klevis Bejtjas, dhe po i analizon. “Nuk na rezulton se të gjitha paratë të jenë shpenzuar në lojrat e fatit. Po verifikojmë lëvizjet e Bitrajt dhe shumë shpejt pritet të kemi rezultate konkrete", citon burimet “AS”. Kjo mbetet për t’u parë, ndonëse një qëndrim zyrtar i Prokurorisë për destinacionin e parave, jo vetëm do të hidhte një dritë të re mbi çështjen, por do të rrëzonte deri diku, pretendimin e ngritur nga ish-inspektorja e BSH-së, Elivar Golemi, e cila në intervistën e saj për “Studio e Hapur” deklaroi se nuk ishte pyetur për auditimin e kryer paratë e vjedhura. Në çdo rast, do të duhet pritur qëndrimi i organit të akuzës.
http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/84264/ALB
s.z
Add new comment