Mazhoranca i hap opozitës derën e Kuvendit. Rama: Akuzat janë komike kur bëhen nga një ish-i burgosur ordiner

Mazhoranca pranon të përfshijë në rend të ditës të seancës së sotme parlamentare dhe të miratojë 3 kushtet e opozitës. 1.) për ngritjen e 2 Komisioneve Hetimore, 2.) për ndryshim të rregullores së Kuvendit, 3.) ndryshime në nenin e përbërjes së komisioneve parlamentare. Kjo u bë e ditur nga kreu i grupit të PS-së Gramoz Ruçi nga foltorja e Kuvendit në seancën e parlamentare të së enjtes. Edhe kryeministri Edi Rama i ka hapur dritën jeshile kërkesave të opozitës për rikthimin e kësaj të fundit në parlament, dhe më konkretisht kërkesës që ka të bëjë me inkriminimin e parlamentit nga deputetë me precedentë penalë. Por për shefin e qeverisë, duhet të ndalohen akuzat që ai i cilësoi shpifje, dhe që sipas tij bëhen për të njollosur integritetin e deputetëve të mazhorancës. Duke iu referuar pretendimeve të opozitës, se në radhët e mazhorancës ka persona të inkriminuar dhe me precedentë penalë, Rama theksoi se nga ana e shumicës, u është kërkuar të gjithë të zgjedhurve dëshminë e penalitetit, që siç nënvizoi ai është i vetmi dokument ligjor që përcakton raportin e një individi me ligjin. Në këtë kontekst, kryeministri ka ftuar opozitën që nëse ka ide apo plane konkrete për të vërtetuar se përfaqësuesit e qytetarëve në Kuvend nuk kanë precedentë penalë, të paraqiten dhe të shqyrtohen e diskutohen nga të dyja palët. “Sigurisht që pjesa komike në këtë është e pranishme, sepse zëri më përfaqësues i opozitës në gjithë valën e akuzave ndaj opozitave është një ish-i burgosur ordiner për mashtrim dhe korrupsion. Duke pasur parasysh se ky ish-i burgosur ordiner kërkon llogari për krime apo akte të paligjshme të pandëshkuara nga gjykata, gjendemi përpara një argumenti që i mbetet opozitës ta trajtojë. Se nëse opozita kujton se me akuza të prezumuara, duhet të ulim kokën, çfarë duhet të bëjmë ne me ketë të burgosur ordiner për mashtrim e korrupsion?” tha kryeministri Rama.
L.V
Comments
Nuk e mbulon dot Z.Rama
<p>Nuk e mbulon dot Z.Rama lakuriqesine e faktit qe ne parlament kane depertuar persona me precedente penale sa kurre me pare, me nje gjethe fiku si kjo e deshmise se penalitetit. Gjej ndonje tjeter, nuk bind dot njeri. Ne parlament e ne parti ke individe qe i gjithe qyteti ku jane zgjedhur i njeh per kriminele e kapobanda, e ju s'ditkeni gje. Nese s'dini gje kjo nuk perben shfajesim. "Injoranca nuk eshte argument"-kete e ke thene edhe vete..</p>
Rama e thote qarte qe deshmia
<p>Rama e thote qarte qe deshmia e penalitetit eshte ajo qe percakton ne se nje person eshte i denuar apo jo dhe jo ajo qe "njohim te gjithe". Kjo eshte ne perputhje me karten e te drejtave te njeriut i cili nuk ka pengese per te zgjedhur dhe per tu zgjedhur ne instancat e cdo rangu. Dhe deshmia e penalitetit leshohet nga gjykatat te cilat pergjithesisht jane kontrolluar nga Berisha te pakten ne 5 vitet e fundit. Por kyci qendron ne listen e deputeteve qe percaktohet nga lideri i PS apo PD pa i dhene mundesi "te gjitheve" per te shprehur qendrimin e tyre nepermjet votes. Keshtu perballe nje te keqeje te madhe si Berisha, votuesi i jep voten listes se Rames ose votuesi demokrat i jep voten listes se Berishes pa mundur te shprehe ate qe "dine te gjithe". Vetem kur lista e deputeteve ne nje zone te jete me e madhe se sa numri i deputeteve qe zgjidhen ne kete zone u jep mundesi votuesve te zgjedhin psh midis 12 kandidaturave ne listen e Vlores 6 deputete qe votuesi desheron te jene ne parlament. Keshtu votuesi ka sigurine qe voten e jep per partine politike qe desheron, por nuk voton verbazi listen e kandidateve. Vetem kjo i hap rruge zgjedhjes se deputeteve me reputacion publik, por qe nga ana tjeter kjo forme zgjedhjeje e deputeteve minon autokracine e tipave si puna e Berishes; ata tipa desherojne nje grup parlamentar te telekomanduar dhe jo deputete qe dine te mendojne e flasin.</p><p>Opozita duhet te kerkoje te aplikohet pikerisht kjo forme votimi ashtu si ne shume vende europiane ne te cilat asnjehere nuk diskutohet ne se dikush ka precedente penale apo jo. Personi me "preceent penal" nga publiku por jo nga gjykata eshte i destinuar te eleminohet. Opozita nuk duhet te rrahe uje ne havan por te kerkoje rikthimin e kesaj forme votimi e cila padyshim i ve kufi edhe kryetarit te cdo partie ne preferencat e veta. </p><p> </p>
Add new comment