Festa e golit nga Kasami, shqiponjë, flutur apo fashizëm?

Postuar në 23 Tetor, 2014 14:50

Festimi i golit nga Pajtim Kasami në ndeshjen mes Olimpiakosit të Pireut dhe Juventusit mbrëmjen e së mërkurës ka nxitur një debat të madh në mediat sociale të vendit fqinj. Kritikat për lojtarin me origjinë shqiptare të përfaqësues zvicerane nuk kanë munguar, por kanë qenë të ashpra edhe reagimet për komentet raciste që morën shkas nga ky gjest i Kasamit.

Gazetari i njohur sportiv Kostas Kefalogianis në një koment për faqen sportive Contra.gr ngre pikëpyetjen nëse tifozët grekë do të kishin të njëjtin reagim për lojtarë me origjinë gjermane, hollandeze apo italiane që luajnë për ekipet greke.

Kefalogianis shkruan se kush është ai që mund të ndalojë lojtarin me origjinë shqiptare të nderojë vendin e të parëve të tij, ndërsa i quan idiote dhe të rrezikshme reagimet në rrjetet sociale që kritikojnë mënyrën e festimit të golit nga Kasami.

“Një mendësi që përveçse idiote është raciste dhe tepër e rrezikshme. Fashiste mund të them. Sepse nuk na shqetësoi gjesti i Kasamit në vetvete, na shqetësoi se gjesti i tij kishte lidhje me Shqipërinë”

Teksa bën një paralelizëm me festime të ngjashme nga lojtarë me origjina të ndryshme gazetari grek ngre pyetjen.  Nëse PAOK-u I Selanikut do të fitonte Kupën dhe Pereira do të festonte me flamurin e Argjentinës, Manduro me atë të Holandës, Vitor me atë të Portugalisë, a do të lejonim dhe Kaçen të festonte me flamurin shqiptar apo do ta gjuanim me gurë në Kullën e Bardhë të Selanikut.

“Janë kohë të vështira dhe të ngarkuara për të luajtur me ndjenja të tilla. Le ta lëmë fashizmin jashtë nesh, pasi shumë urrejtje qarkullon në stadiumet greke edhe pa atë”

l.m

 

http://www.contra.gr/Columns/Comment/kostas-kefalogiannis/ae...

Comments

Submitted by Elona (not verified) on

<p>Bravo, Kostas!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.