Arkiv-Lajme

Bujar Hudhri flet për librin e ri të Kadaresë: Është si një "Ftesë në Studio" e dytë

Postuar në 25 Tetor, 2014 07:25

Botuesi Bujar Hudhri i “Onufrit” thotë se në prag të Panairit të Librit që zhvillohet në nëntor në Tiranë, do të prezantojë dhe një libër të rëndësishëm të Kadaresë me titull “Mëngjeset në Kafe Rostand. Motive nga Parisi”. Gjatë një interviste për dhënë për të përditshmen “Mapo”, botuesi i njohur thotë: “Jam i sigurt që ky libër do t’i bëjë bashkë, lexuesin e dikurshëm dhe të sotëm të Kadaresë. Është si një “Ftesë në studio” por në tjetër kohë, tjetër vend. Këtu, studio është Kafeneja Rostand, ku Kadare ka shkruar disa nga romanet dhe esetë e tij.

Ish presidenti Giscard d’Estaing: Franca rrezikon një krizë ekonomike të ngjashme me atë greke

Postuar në 25 Tetor, 2014 05:58

Në një intervistë të publikuar në të përditshmen “Le Figaro”, ish-presidenti francez, Valery Giscard d’Estaing theksoi se Franca rrezikonte të ndodhej në situatën që është përballur Greqia dhe do t’i duhet të kërkojë ndihmë nga FMN-ja. ‘Pavarësisht borxhit të lartë, sot jemi të mbrojtur nga përqindjet shumë të ulëta të interesit, por kjo është e përkohshme”, theksoi ish-presidenti francez.

Ilir Beqja: Gati kontrolli falas për 900 mijë qytetarë, synojmë ulje të çmimit të barnave deri në 30%

Postuar në 25 Tetor, 2014 05:22

“Shërbim falas nuk do të thotë të mos futësh dorën në xhep. Një sistem shëndetësor, me sigurimet apo i financuar nga taksimi i përgjithshëm duhet të funksionojë sipas një zinxhiri të sistemit të referimit” tha ministri i shëndetësisë Ilir Beqja gjatë një interviste në emisionin “Ditë e Re Weekend” në “Ora News”. Ministri i Shëndetësisë tha se brenda javësh pritet të nisë kontrolli bazë për 900 mijë qytetarë rezidentë në Shqipëri nga moshat 40-65 vjeç, si hapi i parë drejt mbulimit universal.

Bud Spencer i shpëton vdekjes dhe feston 85 vjetorin

Postuar në 25 Tetor, 2014 05:08

Aktori 85-vjeçar Carlo Pedersoli i njohur me pseudonim Bud Spencer, ishte shtruar në një klinikë mjekësorë në Romë në pranverë. Ndërkaq, gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar. Burime nga shtypi gjerman DPA ka konfirmuar nga pohimet e të birit të aktorit, Giuseppe Pedersoli se Spenser kishte mundur të shpëtonte falë bashkëshortes së tij. Po sipas djalit të aktorit, e shoqja Maria ishte ajo që kishte insistuar në shtrimin e Bud në klinikë pasi kishte vënë re prej disa kohësh rënie të tij në peshë në mënyrë drastike.

Aleksandar Vuçiç: Jam i gatshëm të dialogoj me shqiptarët, nuk i urrej ata

Postuar në 25 Tetor, 2014 04:01

Serbët marrin kthesën. “Unë nuk i urrej shqiptarët, jam i gatshëm të dialogoj me ta”. Kështu deklaron kreu i qeverisë serbe, Aleksandar Vuçiç për të përditshmen e Beogradit, “Danas”. “Unë nuk i urrej shqiptarët dhe jam gjithmonë i gatshëm për të biseduar me ta. Disa prej tyre janë shtetas të vendit tonë dhe me ata mendoj se kam një dialog të hapur. Nuk kam treguar urrejtje ndaj tyre në asnjë nga deklaratat e mia”. Vuçiç vazhdon ti qëndrojë mendimit se droni me Shqipërinë e Madhe, ishte shkaku i gjithë tensionit të krijuar mbi stadium e që sipas tij nga zyrtarët shqiptarë nuk ka një reagim.

Debati në KLD, zbardhet procesverbali. Gjoni: Gruas sime i vunë 900 milionë lekë gjobë

Postuar në 25 Tetor, 2014 03:45

Këshilli i Lartë i Drejtësisë zbardhi procesverbalin e debateve të zhvilluara në mbledhjen e datës 17 tetor 2014, një materialit voluminoz, plot 205 faqe. Gazeta “Panorama” shkruan se debatet në mbledhjen ku merrnin pjesë edhe ish-anëtarët Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj, të shkarkuar nga Kuvendi dy ditë më parë, kanë rrahur rreth Komisionit hetimor parlamentar të ngritur ndaj tyre. Fillimisht ky komision është cilësuar si antikushtetues nga Presidenti i Republikës. Në vijim anëtari Gjin Gjoni ka pretenduar se pushteti ekzekutiv dhe legjislativ po i bëjnë presion KLD-së.

Projekt-buxheti i vitit 2015 drejt fundit, llogariten të shpenzohen 470 miliardë lekë

Postuar në 25 Tetor, 2014 02:12

Projekt-buxheti i vitit 2015 drejt fundit. Shpenzimet e buxhetit te vitit 2015 parashikohet të jenë 470 miliardë lekë. Ndërsa buxheti i shtetit për vitin 2014 ka qenë 459.5 miliardë lekë. Agjencia Telegrafike Shqiptare bënë të ditur sipas burimeve nga ministria e Financave se drafti është drejt fundit dhe shumë shpejt do të mbërrijë në qeveri për miratim. Fushat prioritare ku do të fokusohen dhe investimet janë arsimi, shëndetësia, bujqësia dhe infrastruktura, sektorë këta që kanë dhe ndjeshmërinë më të madhe sociale.

Haradinaj e Albin Kurti u drejtohen qytetarëve. Kosova gati për protesta popullore në zgjidhje të ngërçit politik

Postuar në 25 Tetor, 2014 01:27

Kosova gati për protesta popullore në zgjidhje të ngërçit politik. Gazeta “Tribuna” në kryeartikullin e saj të së shtunës shkruan se blloku LVAN në mungesë të gjetjes së zgjidhjes institucionale për realizmin e qëllimit për krijimin e qeverisë së re dhe zgjedhjen e kryeparlamentarit, po planifikon t’i kthehet popullit. Sipas “Tribunës” lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, fillimisht ka realizuar një takim me qytetarë në Prishtinë, ndërsa më mas u është drejtuar qytetarëve të Pejës. Takime me qytetarë kanë planifikuar edhe zyrtarë të LDK-së.

Tirana dhe Prishtina arenë e protestave të tifozerisë kombëtare kundër vendimit të UEFA-s që favorizoi serbët

Postuar në 25 Tetor, 2014 00:37

Që qendrat e Tiranës dhe Prishtinës tifozë të kombëtares shqiptare të futbollit kanë protestuar të premte pasdite kundër vendimit skandaloz të UEFA-s që i dha Serbisë tre pikët në tavoline për sfidën kundër Shqipërisë në Beograd ku u dhunuan barbarisht lojtarët kuqezinj në fushën e lojës. Në Tiranë, disa pjesëtarë të shoqërisë civile protestuan kundër UEFA-s në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para kryeministrisë me banderola kundër kreut të qeverisë së futbollit europian Platini, duke premtuar se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim.

Deshifrohet mishkrimi i Diskut të Festos, gjetur në Kretë më 1908-ën. Studiuesi Owens thekson: “Të lexosh nuk do të thotë të kuptosh”

Postuar në 24 Tetor, 2014 18:11

“Phaistos Disc”, Disku i Festos, një objekt arkeologjik terrakote, i gjetur në Kretë në vitin 1908 në pallatin e Minosit, është deshifruar.  Këtë e bën të ditur Gareth Owens, koordinator në Institutin Arsimor Teknologjik të Kretës, sipas të cilit mbishkrimi në të dy anët e diskut është një lutje drejtuar Nënës.  “Fjala më e pranishme është “nëna” dhe në veçanti Nëna Perëndeshë e erës minoike”, tha Owens.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme